feja islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Akidja e Uasitit 2

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

Akidja e Uasitit 2 Empty
MesazhTitulli: Akidja e Uasitit 2   Akidja e Uasitit 2 Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 5:44 pm

{ Argumente që tregojnë se Allahu qëndron mbi Arsh }

"Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh!"

Allahu ka thënë: "Më pas qëndroi mbi Arsh" në gjashtë ajete:

në suren A'raf: "Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, më pas qëndroi mbi Arsh."
Në suren e Junusit, alejhi selam: "Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, më pas qëndroi mbi Arsh."
Në suren Rra'd: "Allahu e ngriti qiellin pa shtylla, siç e shihni, më pas qëndroi mbi Arsh.
Në suren Taha: "Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh."
Në suren Furkan: "Më pas qëndroi mbi Arsh. Mëshiruesi."
Në suren Sexhde: "Allahu është Ai i Cili krijoi qiejt, tokën e çka mes tyre për gjashtë ditë, më pas qëndroi mbi Arsh."
Në suren Hadid: "Ai krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, më pas qëndroi mbi Arsh."
{ Argumente që tregojnë se Allahu është lartë }

"O Isa , Unë po te marr dhe po te ngre tek Vetja Ime" .

"Përkundrazi, Allahu e ngriti për te Vetja."

"Tek Ai ngjitet fjala e mirë dhe veprën e mirë Ai e ngre."

"O Haman, më ndërto një kështjellë të lartë, që të arrij të ngjitem në qiej e të shoh Zotin e Musës, sepse për mua ai është gënjeshtar."

"A mos jeni të siguruar nga Ai që është në qiell se nuk do t’jua fundosë tokën duke e tronditur atë? Apo jeni të sigurt prej Atij që është në qiell se nuk ju dërgon erë që mbart gurë? Atëherë keni për ta marrë vesh se për çfarë ishte paralajmërimi Im!"

{ Argumente që tregojnë se Allahu është me krijesat e Tij } .

"Ai krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e më pas qëndroi mbi Arsh. Ai e di atë që hyn në tokë dhe atë që del prej saj, di atë që zbret nga qielli dhe atë që ngjitet atje. Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu shikon atë që ju veproni."

"Në çdo bisedë mes tre vetave Ai është i katërti, dhe në mes pesë vetave Ai është i Gjashti, edhe në qofshin më pak apo më shumë Ai është me ta kudo që të jenë, e më pas, Ditën e Gjykimit, do u tregojë atyre çfarë vepruan. Allahu është i Dituri rreth çdo gjëje."

" … mos u mërzit, Allahu është me ne!"

"Unë jam me ju të dy, dëgjoj dhe shikoj."

"Allahu është me ata që janë të devotshëm dhe me bamirësit."

"Bëni durim, se Allahu është me durimtarët."

"Sa e sa grupe të vogla kanë mundur grupe të mëdha me lejen e Allahut. Allahu është me durimtarët."

{ Argumente që tregojnë se Allahu flet }

"Kush thotë fjalë më të vërteta se Allahu?"

"…(Kujto) kur Allahu i tha Isait, birit të Merjemes."

" Fjala e Zotit tënd u plotësua në vërtetësi dhe drejtësi."

"Allahu i foli Musës…"

"Disave prej tyre u foli Allahu."

"Kur erdhi Musa në takimin Tonë dhe Zoti i Tij i foli, ai tha: …"

"Ne i thirrëm atij nga ana e djathtë e luginës së Turit dhe i folëm nga afër."

"(Kujto) Kur Zoti yt i thirri Musës: 'Shko te populli mizor!'"

" Zoti i tyre u thirri atyre (të dyve): 'A nuk ju kam ndaluar nga kjo pemë?!'"

"… atë ditë kur t’i thërrasë: 'Ku janë ortakët e Mi që pretenduat?'"

"E atë ditë do t’i thërrasë e do tu thotë : 'Çfarë përgjigje u keni dhënë profetëve?'"

{ Argumente që tregojnë se Kur'ani është fjalë e Allahut } .

"Nëse ndonjë idhujtar të kërkon mbrojtje mbaje nën mbrojtjen tënde që ta dëgjojë fjalën e Allahut."

"Një grup prej tyre e dëgjonin fjalën e Allahut, pastaj e shtrembëronin atë duke e ditur (që kjo është fjala e Allahut) dhe pasi e kishin kuptuar atë."

"Ata duan të ndryshojnë fjalën e Allahut. Thuaju "Nuk keni për të ardhur me ne!" Kështu ka thënë Allahu më parë."

"Lexo Librin që të është shpallur prej Zotit tënd! Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët Tij!"

"Ky Kuran u tregon Benu Israilëve (të vërtetën në) shumicën e gjërave për të cilat ata ranë në kontradiktë."

{ Argumente që tregojnë se Kur'ani është I zbritur nga Allahu dhe jo I krijuar } .

"Këtë Libër të begatshëm e kemi zbritur."

"Sikur ta zbrisnim këtë Kuran mbi ndonjë mal, do ta shihje malin të frikësuar e të çarë nga frika e Allahut."

"E nëse ne vendosim ndonjë ajet në vend të një tjetri – dhe Allahu e di më mirë se çfarë zbret – ata do të thonë: 'Ti je gënjeshtar'. Por shumica e tyre nuk e dinë. Thuaj: E zbriti Shpirti i shenjtë prej Zotit tënd me të vërtetën, që të forcojë ata që kanë besuar dhe (e zbriti) si udhëzim e përgëzim për muslimanët. Ne e dimë që ata thonë: 'Atij ia mëson një njeri'. Por gjuha e atij të cilit ia mveshin është jo arabe, ndërsa ky (libër) është në gjuhën arabe të pastër."

{ Argumente që tregojnë se besimtarët e shohin Allahun ditën e gjykimit }

"Atë ditë ka fytyra të ndritura që shikojnë Zotin e tyre."

"Në kolltukë (janë ulur e) shikojnë." ( Allahun )

"Për ata që vepruan mirë ka mirësi dhe më tepër." ( " më tepët " e ka shpjegur profeti sal-Allahu alejhi ue selem duke thënë se ky është shikimi tek Allahu i Madhëruar )

"Ata do kenë ç’të dëshirojnë te Ne, por për ta kemi edhe më shumë."

Në Kuran, ajete të tilla janë të shumta. Kush përsiat mbi Kuranin për të gjetur udhëzimin e sheh rrugën e të Vërtetës.

Argumente nga Suneti i Profetit, sal-Allahu alejhi ue selem.

Suneti e shpjegon Kuranin, e sqaron atë, është dëshmues i tij dhe shpreh idetë e tij. Prandaj çdo përshkrim që i ka bërë Profeti (sal-Allahu alejhi ue selem) Allahut të Madhëruar në hadithet e sakta, që i kanë pranuar dijetarët e hadithit, duhen besuar njëlloj si Kurani, si p.sh. hadithet e Profetit, sal-Allahu alejhi ue selem:

" Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë çdo natë, atëherë kur ka mbetur një e treta e fundit të natës, dhe thotë: 'Kush më lutet, që t’i përgjigjem, kush më kërkon, që t’i jap, kush më kërkon falje, që ta fal?" (Muttefekun alejhi).[1]

"Allahu gëzohet më shumë me pendimin e robit të Tij, sesa ndokush prej jush kur gjen devenë e tij (pasi i ka humbur në shkretëtirë dhe shtrihet për të pritur vdekjen, ngaqë e ka të pamundur të vazhdojë udhëtimin, por papritur e sheh devenë pranë vetes)." (Muttefekun alejhi).[2]

"Allahu u qesh dy personave, ku njëri vret tjetrin dhe që të dy hyjnë në Xhenet!" (Muttefekun alejhi).[3]

"U çudit Zoti ynë prej pesimizmit të robërve të Tij, megjithëse ndryshimi (i gjendjes nga e keqja në të mirë) është afër. U sheh ju të pezmatuar dhe qesh, sepse e di që largimi (i vështirësisë) është afër." [4] (Hadith hasen).

"Sa herë që hidhen në Xhehenem (njerëz dhe xhindë), ai (Xhehenemi) thotë: 'A ka më?' derisa të vendosë mbi të këmbën e Tij Zoti i krenarisë. Atëherë (Xhehenemi) mblidhet dhe thotë: 'Më mjafton! më mjafton!" [5]

(Muttefekun alejhi).

"Allahu i Madhëruar thotë: 'O Adem?' Ai i përgjigjet: 'Si urdhëron (o Zoti im)!' Ai (Allahu) i thërret me zë : 'Allahu të urdhëron të nxjerrësh pasardhësit e tu që janë përcaktuar për (t'u futur) në Zjarr." (Muttefekun alejhi). [6]

"Çdonjërit prej jush do t’i flasë Zoti i vet, pa pasur përkthyes ndërmjet jush dhe Atij!"

Duaja e atij që është I sëmurë "… 'Zoti ynë, i Cili je në qiell, emri Yt është i shenjtëruar! Urdhri Yt është në qiell dhe në tokë. Mëshira Jote është në qiell, prandaj vendose atë në tokë siç është edhe në qiell! Na i fal neve gjynahet tona! Ti je Zoti i të mirëve. Na zbrit neve një nga mëshirat e Tua dhe shërim nga ana Jote për këtë sëmundje' – dhe shërohesh (pasi je i sëmurë – me lejen e Allahut)." [7] Hadithi është hasen dhe e transmeton Ebu Daudi etj.

"A nuk më besoni, ndërkohë që unë jam besniku i Atij që është në qiell?!" Hadithi është i saktë.

"… Arshi është mbi ujë dhe Allahu është mbi Arsh, e megjithatë e di gjendjen tuaj." Hadithi është hasen, e transmeton Ebu Daudi etj.

Profeti (sal-Allahu alejhi ue selem) pyeti një robëreshë: "Ku është Allahu?" – "Në qiell" – i tha ajo. "Kush jam unë?" – "Ti je i Dërguari i Allahut" – iu përgjigj ajo. Atëherë Profeti i tha padronit së saj: "Liroje, se ajo është besimtare" (Transmeton Muslimi).

"Besimi më i mirë është kur je i vetëdijshëm se Allahu është me ty kudo që të jesh ." [8] Hadithi është hasen.

"Nëse dikush prej jush ngrihet për namaz, të mos pështyjë përpara dhe as djathtas, sepse përpara tij është Allahu, por të pështyjë majtas ose poshtë këmbës." (Muttefekun alejhi).

"O Allah, o Zoti i shtatë qiejve, Zoti i Arshit të madh, Zoti ynë dhe Zoti i gjithçkaje! O Ndarësi i farës dhe i bërthamës, Zbritësi i Teuratit, Inxhilit dhe Kuranit! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej së keqes së vetes time dhe prej së keqes së çdo gjallese të cilën Ti e drejton! Ti je i Pari, nuk ka patur asgjë para Teje. Ti je i Fundit, nuk ka pas Teje asgjë! Ti je i Dukshmi, nuk ka sipër Teje asgjë! Ti je i Fshehti, nuk ka më afër se Ti asgjë! M’i largo mua borxhet dhe më pasuro!" (Transmeton Muslimi).

Gjithashtu fjala e Profetit (sal-Allahu alejhi ue selem) kur shokët e tij, ngritën zërat duke bërë dhikër: "O njerëz, ulini zërat, sepse ju nuk po i luteni dikujt që është shurdh ose larg jush. Ju po i luteni Atij që është Dëgjues, i Afërt. Ai të Cilit po i luteni është më afër jush se qafa e deveve tuaja (kur jeni hipur mbi to)." (Muttefekun alejhi).

"Ju do ta shihni Zotin tuaj siç shikoni natën hënën e plotë, pa u ngushtuar me njëri-tjetrin. Prandaj përpiquni të mos ju ikë asnjë namaz para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij." (Muttefekun alejhi).[9]

Përveç këtyre, ka edhe shumë hadithe të tjera që Profeti (sal-Allahu alejhi ue selem) na tregon për Zotin e Tij.



Grupi i Shpëtuar i beson këto hadithe siç beson ajetet e Kuranit ku Allahu i Madhëruar na ka treguar për Veten e Tij, domethënë pa i shtrembëruar ato, pa i mohuar, pa i formësuar dhe pa i përngjasuar. Ata janë mesatarë në krahasim me grupet e tjera të umetit Islam, siç janë të gjithë muslimanët në krahasim me popujt e tjerë.

Për çështjen e cilësive të Allahut të Madhëruar, ata janë mesatarë: janë ndërmjet xhehmive mohues dhe përngjasuesve.

Për çështjen e veprave të Allahut, ata janë ndërmjet kaderive (që i mohojnë veprat) dhe xhebrive (që i mveshin Allahut edhe veprat më të keqija).

Ata janë mesatarë për çështjen e dënimit (në ahiret), ndërmjet murxhive (që thonë se nuk të bën dëm asnjë gjynah, nëse thua që jam besimtar) dhe atyre që ia japin çdokujt këtë dënim (edhe pse mund të mos e meritojë), si kaderitë e tjerë.

Ata janë mesatarë për çështjen e termave të besimit dhe fesë, ndërmjet hauarixhëve dhe mu'tezilitëve, si edhe ndërmjet murxhive dhe xhehmive.

Po ashtu janë mesatarë në lidhje me shokët e Profetit (sal-Allahu alejhi ue selem) ndërmjet rafidive dhe hauarixhëve.



Shkroi: Shejhu i Islamit Ahned Ibni Tejmijje

Përktheu: Abdurrahim Balla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://fejaislame.forumarabia.com
 
Akidja e Uasitit 2
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Akidja e Uasitit 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: akideja-
Kërce tek: