feja islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullat e agjërimit 2

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

Rregullat e agjërimit 2 Empty
MesazhTitulli: Rregullat e agjërimit 2   Rregullat e agjërimit 2 Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 5:50 pm

Tema e dytë : Arsyet që lejojnë çeljen e agjërimit dhe gjërat që e prishin atë.

Në këtë temë do të trajtojmë dy çështje .

a.Arsyet që lejojnë çeljen e agjërimit të Ramazanit

Lejohet të mos agjërohet në muajin e Ramazanit kur personi ka një nga këto shkaqe:

1. Sëmundja dhe mosha e thyer. Lejohet për të sëmurin, që mund të shërohet, të mos agjërojë e kur të shërohet të zëvendësojë ditët që ka lënë. Allahu i Madhëruar thotë : "Kush prej jush është i sëmurë ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera." El Bekareh, fq. 184. Gjithashtu thotë : "Kush e përjeton muajin ta agjërojë e kush është i sëmurë, ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera". El Bekare, fq. 185

Sëmundja, që e lejon prishjen e agjërimit, duhet të jetë në atë shkallë sa të vështirësojë agjërimin njeriut. Ndërsa i sëmuri që nuk ka shpresë për shërim, ose nuk ka mundësi të agjërojë asnjëherë, si njerëzit në moshë të thyer, u lejohet ta prishin agjërimin dhe nuk e kanë detyrë agjërimin kaza (zëvendësues) në kohë tjetër, por duhet të ushqejnë për çdo ditë (ramazani) një të varfër. Allahu i madhëruar e ka konsideruar ushqimin e të varfërve të barabartë me agjërimin në fillimin e ligjërimit të agjërimit, kur ishte e lejuar të zgjidhje, ose të agjëroje, ose të ushqeje për çdo ditë një të varfër. Për këtë arsye ushqimi është zëvendësues i agjërimit në rast se njeriu ka arsye.

Imam Buhariu ( Allahu e mëshiroftë ) thotë : “Ai që është i thyer në moshë nëse nuk ka mundësi të agjërojë të japë ushqim, sepse Enesi( radiallahu anhu), kur u plak dha ushqim për të varfërit në vend të agjërimit një ose dy vjet.” Ibnu Abbasi radiallahu anhu ka thënë : “Burri i thyer në moshë, ose gruaja e thyer në moshë, nëse nuk kanë mundësi të agjërojnë le të ushqejnë për çdo ditë nga një të varfër. (Libri i saktë i Buhariut, kapitulli i agjërimit, nr. 4505). Nëse agjëron, agjërimi i tij konsiderohet i saktë.

2. Udhëtimi. Lejohet për udhëtarin ta prishë agjërimin në Ramazan por është detyrë ta zëvendësojë atë ditë që prishi, sepse Allahu i Madhëruar thotë : "Kush prej jush është i sëmurë, ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera". El Bekareh, fq. 184. Gjithashtu thotë : "Kush e përjeton muajin ta agjërojë e kush është i sëmurë, ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera". El Bekare,fq. 185. Ndërsa profeti, salallahu alejhi ue selem, atij që e pyeti për agjërimin në udhëtim i tha: "nëse dëshiron agjëro dhe nëse dëshiron mos agjëro". Transmeton Buhariu, nr. 1943. Vetë profeti, salallahu alejhi ue selem, si dhe shokët e tij gjatë udhëtimit për në Mekë në Ramazan e prishën agjërimin, kur arritën në Kedid.” Transmeton Buhariu, nr. 1944. Prishja e agjërimit lejohet në udhëtimin e gjatë, në të cilin lejohet edhe shkurtimi i namazit. Udhëtim i gjatë quhet ai udhëtim që është 48 milje, ose rreth 80 km.

Udhëtimi që lejon prishjen e agjërimit në Ramazan duhet të jetë udhëtim i lejuar në Islam . Ndërsa udhëtimi që bëhet për arsye të ndaluara në Islam, ose që bëhet për t'iu shmangur agjërimit nuk e lejon prishjen e tij.

Nëse udhëtari agjëron , agjërimi konsiderohet i saktë. Argument për këtë është hadithi i Enesit, radiallahu anhu. - Udhëtonim me profetin salallahu alejhi ue selem e nuk e qortonte agjëruesi atë që nuk agjëronte dhe as ai që nuk agjëronte atë që agjëronte, - thotë ai. Transmeton Buhariu, nr. 1947. Agjërimi duhet të mos jetë i vështirë, ose i dëmshëm për të, sepse nëse është i tillë, atëherë çelja është më e pëlqyeshme. Ky është një lehtësim nga ana e Allahut të Madhëruar. Profeti salallahu alejhi ue selem pa në udhëtim një person që agjëronte dhe i bënin hije njerëzit nga vapa e madhe, të mbledhur rreth tij. Atëherë, profeti salallahu alejhi ue selem tha: " Nuk është bamirësi agjërimi në udhëtim." Transmeton Buhariu, nr. 1946.

3. Menstruacionet dhe lehonia. Nuk i lejohet gruas në kohën e menstruacioneve dhe lehonisë të agjërojë, ndaj detyrohet ta prishë agjërimin dhe, nëse agjëron, nuk i quhet ky agjërim . Argument për këtë është hadithi i Ebu Said El Hudriut( radiallahu anhu), se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Kur gruaja është me menstruacione a nuk e le namzain dhe agjërimin?! Kjo është mangësia e fesë së saj". Transmeton Buhariu, nr. 304. Ajo detyrohet që ato ditë t'i zëvendësojë (kur të pastrohet), sepse Aishja radiallahu anha thoshte :” Na ndodhte kjo gjë dhe u urdhëruam që të zëvendësojmë agjërimin por jo namazin.” Transmeton Muslimi, nr. 335.

4. Shtatëzania dhe gjidhënia. Kur gruaja është shtatëzanë, ose i jep gji fëmijës dhe ka frikë për shëndetin e saj, ose të fëmijës, lejohet të mos agjërojë. Argument për këtë është hadithi i Enesit( radiallahu anhu), se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :"Allahu i ka hequr udhëtarit nga detyrimi gjysmën e namazit dhe agjërimin, ndërsa gruas shtatëzanë dhe asaj që është me gjidhënie i ka hequr detyrën e agjërimit". Transmeton Tirmidhiu, nr. 715 dhe e ka saktësuar ;Nesaiu, 2/103; Inb Maxheh, 1667 dhe e ka saktësuar Albani në saktësimin e librit të Nesaiut me nr. 2145. Kështu që gruaja shtatëzanë dhe ajo që i jep gji fëmijës ka për detyrë ti zëvendësojë ato ditë që nuk i agjëroi. Ndërsa kur ato kanë frikë edhe për fëmijët e tyre ushqejnë nga një të varfër për çdo ditë (që nuk agjëruan) dhe i zëvendësojnë ato me agjërim më pas. Ibn Abbasi ka thënë :"Gruaja shtatëzanë dhe ajo që i jep gji fëmijës kur kanë frikë për fëmijët e tyre u lejohet të mos agjërojnë, por duhet të ushqejnë nga një të varfër për çdo ditë".Transmeton Ebu Daudi, nr. 2317, 2318, e saktësoi Albani në librin Irua el galil, 4/18 - 25. Një gjë e tillë është transmetuar edhe nga Ibn Umer radiallahu anhu.

Kështu që shkaqet për të cilat lejohet prishja e agjërimit janë katër : udhëtimi , sëmundja, menstruacionet dhe lehonia dhe frika prej dëmit që mund të ketë nga agjërimi gruaja që është shatëzanë ose me gjidhënie.

Çështja e dytë : Gjërat që prishin agjërimin.

Ato janë si vijon:

1. Ngrënia dhe pirja me dashje. Allahu i Madhëruar thotë : "Hani dhe pini deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, më pas plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje" El Bekareh,fq. 187. Ky ajet na sqaron se agjëruesit nuk i lejohet ngrënia dhe pirja pas ardhjes së agimit deri në mbrëmje, d.m.th. deri sa të perëndojë dielli. Ndërsa kur dikush ha ose pi me harresë, agjërimi i tij konsiderohet i saktë. Por është detyrë për të ta ndërpresë atë në momentin që kujtohet. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :" Kush harron që është duke agjëruar dhe ha, ose pi le ta plotësojë agjërimin e vet sepse e ka ushqyer Allahu". Transmeton Buhariu, nr. 1933 dhe Muslimi, nr. 1155 nga Ebu Hurejreh radiallahu anhu.

Prishet agjërimi me pikat (e ilaçit) që hidhen në hundë dhe me çdo gjë që hyn në trup, edhe pse nuk hyn nga goja, por që kryen funksionin e ushqimit, si serumi.

2. Mardhëniet seksuale e prishin agjërimin. Kështu që ai që bën mardhënie duke qënë i agjërueshëm e ka prishur agjërimin e tij dhe ka për dertyrë të pendohet tek Allahu i Madhëruar dhe të bëjë istigfar, sikurse ka për detyrë të zëvendësojë ditën që e prishi e përveç kësaj, ka për detyrë të kryejë shlyerjen e këtij mëkati duke liruar një skllav, nëse nuk gjen, të agjërojë dy muaj të njëpasnjëshëm dhe, nëse nuk ka mundësi, të ushqejë 60 të varfër. Transmeton Ebu Hurejreh radiallahu anhu :” Ishim ulur tek profeti salallahu alejhi ue selem ndëkohë erdhi një burrë dhe i tha : O i dërguari i Allahut u shkatërrova.- Pse, i tha. - Bëra mardhënie me gruan time ndërkohë që isha në agjërim . - A ke ndonjë skllav që ta lirosh? –Jo, -tha. - A ke mundësi të agjërosh 60 ditë njëra pas tjetrës ? – Jo, - tha. - A ke mundësi të ushqesh 60 të varfër ? –Jo, - i tha. Atëherë heshti profeti salallahu alejhi ue selem ndërkohë i sollën një shportë me hurma. - Kush është ai që më pyeti? : -Unë, o i dërguari i Allahut, - u përgjigj. -Merre këtë dhe jepja të varfërve . -T'ia jap atij që është më i varfër se unë o i dërguari i Allahut ? Pasha Allahun nuk ka në këto dy lagje (e ndërmjet tyre) familje më të varfër se unë. Atëherë qeshi profeti salallahu alejhi ue selem dhe i tha:” Çoja famijes tënde”. Transmeton Buhariu, nr. 1936 dhe Muslimi, nr. 1111.

E ngjashme me mardhëniet seksuale është edhe dalja e spermës me qëllim kur agjëruesi puth gruan, kur e prek atë, ose kur masturbon apo në forma të tjera, i prishet agjërimi, sepse ky është epsh dhe bie në kundërshtim me agjërimin. Prandaj është detyrë për këtë njeri ta zëvendësojë këtë ditë duke agjëruar një ditë tjetër, por nuk është detyrë kefareti, sepse ai është i detyrueshëm vetëm në rastin e mardhënieve seksuale, ngaqë argumenti është specifik për të. Në rastet kur njeriu është në gjumë dhe i del sperma, ose kur i del pa epsh, është i sëmurë, edhe pse nuk është në gjumë nuk i prishet agjërimi, pasi ajo ndodh pa dëshirën e tij.

3. Të vjellurit me dashje, domethënë të nxjerrësh ushqimin e stomakut nga goja me dashje. Ndërsa kur del pa dëshirën e njeriut nuk ndikon në agjërimin e tij. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” Kush vjell pa dëshirën e tij nuk ka detyrë të agjërojë kaza (dmth një ditë tjetër zëvendësuese), ndërsa kush vjell me dashje duhet të agjërojë kaza.” (Transmeton Ebu Daudi, nr. 2380 ; Tirmidhiu, nr. 720 ; Ibn Maxheh, nr. 1676 e saktësoi Albani në librin saktësimi i librit të Ibn Maxheh, nr. 1368.

4. Hixhamja. Nxjerrja e gjakut prej lëkurës, jo prej damarëve. Ai që bën hixhame duke qënë me agjërim e ka prishur agjërimin e tij, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :” E ka prishur agjërimin ai që u kryen hixhame të tjerëve dhe ai që e bën në trupin e tij". Transmeton Ebu Daudi, nr. 2367 ; Ibn Huzejmeh, nr. 1983 , saktësoi Albani në librin Saktësimi i haditheve të Ibn Huzejmes, 3/236. Kështu që edhe agjërimi i atij që ua kryen të tjerëve hixhamen prishet, por kur e kryen me mjete të tjera, pa e thithur gjakun me gojë, nuk i prishet. Allahu e di më mirë.

E ngjashme me hixhamen është edhe nxjerrja e gjakut nga damarët ose nxjerrja e tij për ta dhuruar . Ndërsa dalja e gjakut nga plagët, ose kur del nga hundët, heqja e dhëmballës nuk e prishin agjërimin..

5. Dalja e gjakut të mensturacioneve dhe lehonisë . Kur gruaja shikon daljen e këtij gjaku duhet ta prishi agjërimin dhe ka për detyrë t’i zëvendësojë ato ditë, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :" Kur gruaja është me menstruacione a nuk e lë namazin dhe agjërimin ?! Transmeton Buhariu, nr. 304.

6. Kur njeriu vendos me zemër ta prishë agjërimin. Ai që vendos (bën njet me zemër) ta çelë agjërimin para se të vijë koha e çeljes e ka prishur agjërimin, edhe pse nuk ka ngrënë gjë. Sepse njeti është një prej dy shtyllave të agjërimit e nëse njeriu e prish atë me qëllim i prishet agjërimi.

7. Dalja nga Islami, sepse ajo bie në kundërshtim me adhurimin. Allahu i Madhëruar thotë :" nëse ti i bën shok Atij do të t’i fshijë punët e tua (të mira)" Ez-zumer, 65}



Përgatiti një grup dijetarësh në Medinen Muneuereh pranë shtëpisë botuese të Kur'anit

Përktheu nga arabishtja: Abdurrahim Balla

www.teuhidi.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://fejaislame.forumarabia.com
 
Rregullat e agjërimit 2
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rregullat e agjërimit 1
» Rregullat e agjërimit 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: fikh-
Kërce tek: