feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A do të thotë se kështu është e shkruar prej Allahut?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

MesazhTitulli: A do të thotë se kështu është e shkruar prej Allahut?   Tue Mar 22, 2011 5:54 pm

Pyetje: Selamu alejkum. Deshta te pyes hoxh inderuar; ashte e vertet se Allahu ta shkruan rriskun nafaken vdekjen te mirat te kshijat, por e kam fjalen se un e du fene islame por nuk mundem 5 koh namaz mi fal por falem nganjehar. A do te thote se e kam pas kete te shkrume prej Allahut. Allahu ju shperblefte me te mira.

Përgjigje: Alejkum selam ue rahmetullah!

El Hamdulilah ues-salatu ues-selamu ala resulilah ue bad,

Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: "E ka shkruar Allahu caktimin e krijesave 50.000 vjet para se të krijojë qiejt dhe tokën."

Gjithashtu ka thënë: "Punoni se çdokujt do t'i lehtësohet për atë vend për të cilin është krijuar."

Prandaj, muslimanët besojnë se Allahu e ka shkruar caktimin e çdo gjëje që do të ndodhë deri Ditën e Gjykimit në formë të detajuar.

P.sh: filani do të jetojë kaq vjet, do fitojë kaq rrizk, do veprojë kështu e ashtu e si përfundim për shkak ta atyre punëve që ka bërë do meritojë xhehenemin, e kështu me radhë. Shkrimi i gjërave nuk domethënë se Allahu po i detyron krijesat që të veprojnë në atë formë. Shkrimi i tyre domethënë se dija e Allahut është e saktë dhe e plote 100 % dhe gjërat do ndodhin ashtu siç e di Ai. Këtë dije Ai e ka shkruar në libër për urtësi dhe arsye që mbase logjika njerëzore nuk i percepton dot.

Detyra jonë është të dorëzohemi dhe të besojmë. Kanë thënë dijetarët: "Kaderi është fshehtësia e Allahut."

Për më tepër, unë kam mbajtur një zinxhir mësimesh për këtë temë dhe së shpejti ato do të trasmetohen ne radio dhe do të publikohen me shkrim këtu në faqe.

Përgatiti: Abdurrahim Balla

www.teuhidi.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://fejaislame.forumarabia.com
 
A do të thotë se kështu është e shkruar prej Allahut?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: pyetje-pergjigje-
Kërce tek: