feja islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullat e agjërimit 3

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

Rregullat e agjërimit 3 Empty
MesazhTitulli: Rregullat e agjërimit 3   Rregullat e agjërimit 3 Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 5:51 pm

Tema e tretë :gjërat e pëlqyera dhe të papëlqyera në agjërim.

Në këtë temë do të trajtojmë dy çështje

Çështja e parë :gjërat e pëlqyeshme të agjërimit.

Agjëruesi duhet të ketë parasysh gjërat e mëposhtme:

1. Ngrënien e syfyrit, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :"hani syfyr sepse syfyri ka bereqet". Transmeton Buhariu, nr. 1923 dhe Muslimi, nr. 1095. Syfyr quhet kur ha shumë ose pak, madje edhe duke pirë një gllënkë ujë. Koha e syfyrit është që nga mesi i natës deri në hyrjen e agimit .

2. Vonimi i syfyrit. Transmeton Zejd Ibn Thabit (radiallahu anhu) :” Hëngrëm syfyr me profetin salallahu alejhi ue selem e më pas u ngritëm për tu falur ( sabahun). Sa kohë kishte ndërmjet tyre ( syfyrit dhe namazit të sabahut), -e pyetën profetin salallahu alejhi ue selem. - Sa për të kënduar 50 ajete, -tha ai." Transmeton Buhariu, nr. 575 dhe Muslimi, nr. 1097. Ky është teksti i Muslimit.

3. Është i pëlqyer shpejtimi i iftarit menjëherë, sa të sigurohet se ka perënduar dielli. Transmeton Sehl Ibn Sa'd se profeti ka thënë :” Do jenë njerëzit në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin. " Transmeton Buhariu, nr. 1957 dhe Muslimi, nr. 1098

4. Çelja e iftarit me hurma arabe e nëse nuk ka atëherë me ujë. Transmeton Enesi( radiallahu anhu) se :"Profeti salallahu alejhi ue selem e çilte iftarin me disa kokrra hurma të freskëta arabe, nëse nuk kishte çilte me të vjetra dhe nëse nuk kishte çilte me ujë". Transmeton Ebu Daudi, nr. 2356 ; Tirmidhiu, nr. 696 dhe e saktësoi Begauiu në librin sherh Es-suneh. Gjithashtu e saktësoi Albani në librin “Saktësimi i librit të Tirmidhiut”, nr. 560. E nëse nuk gjen gjë për të çelur iftarin bën njet për ta çelur dhe mjafton.

5. Lutja në kohën e iftarit dhe gjatë agjërimit, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :" Tre personave nuk u kthehet lutja mbrapë : agjëruesit , prijësit të drejtë , dhe atij që i kanë bërë padrejtësi. " Transmeton Tirmidhiu, nr. 2526; por Bejhekiu, 3/345 e të tjerë kanë transmetuar nga Enesi se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : Tre lutje nuk kthehen mbrapë : lutja e prindit , lutja e agjëruesit dhe lutja e udhëtarit". E saktësoi Albani Silsiletu sahihah, nr. 1797

6. Të japësh sa më shumë sadaka , të lexosh Kur'an, t’u japësh iftar agjëruesve e të gjitha punët e mira : Transmetohet nga Ibn Abbasi se ka thënë: Profeti salallahu alejhi ue selem ishte njeriu më bujar dhe më shumë se kurrë në Ramazan, kur e takonte Xhibrili. Ai e takone në çdo natë të Ramazanit dhe i mësonte (profetit salallahu alejhi ue selem) Kur'anin. Kështu profeti salallahu alejhi ue selem kur e takonte Xhibrili ishte më i shpejtë në bujari se era". Transmeton Buhariu, nr. 6 dhe Muslimi, nr. 2308

7. Është e pëlqyeshme që njeriu të falet sa më shumë natën sidomos dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Transmetohet nga Aishja radiallahu anha se ka thënë :" Kur hynte dhjetë ditëshi i fundit profeti salallahu alejhi ue selem shtrëngonte izarin dhe nuk flinte natën (falej), por zgjonte edhe familjen e tij. Transmeton Buhariu, nr. 2024 dhe Muslimi, nr. 1174. Gjithashtu ka thënë profeti salallahu alejhi ue selem :” Kush falet në muajin e Ramazanit me besim dhe duke shpresuar shpërblim i falen gjynahet e mëparshme". Transmeton Muslim, nr.759

8. Umra, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :"Një umre në Ramazan është e barabartë me një haxh." Transmeton Buhariu, nr. 1782 dhe Muslimi, nr. 1256

9. Është e pëlqyeshme të thuash : jam me agjërim, kur dikush të ofendon. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :"Kur dikush prej jush është në agjërim të mos thotë fjalë të këqija, as të mos bërtasë e nëse dikush e ofendon, ose e lufton t’i thotë : unë jam duke agjëruar". Transmeton Buhariu, nr. 1904 dhe Muslimi, nr. 1151. Ky është teksti i Buhariut.

Çështja e dytë : Gjërat e papëlqyeshme në agjërim

Disa gjëra janë të papëlqyeshme për agjëruesin, pasi mund ta çojnë në cënimin e agjërimit të tij dhe pakësimin e shpërblimit. Ato janë si vijon :

1. Futja e ujit në gojë dhe hundë në maksimum, sepse mund të çojë në hyrjen e ujit në brendësi të trupit . Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë :" Thithe ujin (me hundë) deri në maksimum, vetëm nëse je agjërues (mos e vepro këtë)." Transmeton Tirmidhiu, nr. 788 dhe e saktësoi; Nesaiu, nr. 1/66; Ibn Maxheh, nr. 407 dhe e saktësoi Albani në librin Es Sihahu; Nesai, nr. 85.

2. Puthja e gruas me epsh dhe nuk është i sigurtë për vetëpërmbajtje. Kështu që është e papëlqyeshme puthja e gruas për agjëruesin, sepse mund ta çojë në ndezjen e epshit dhe mandej drejt prishjes së agjërimit me anë të daljes së spermës, ose duke përfunduar në mardhëniet seksuale. Nëse është i sigurtë në vetvete që nuk i prishet agjërimi, nuk është problem, sepse profeti salallahu alejhi ue selem puthte edhe pse ishte në agjërim. - Por ai ishte njeriu më i përmbajtur, - thotë Aishja radiallahu anha. Transmeton Buhariu, nr. 1927 , dhe Muslimi, nr. 1106). Gjithashtu duhet të largohet nga çdo gjë që nxit epshin , si : shikimi i vazhdueshëm tek gruaja, apo mendimi rreth mardhënieve seksuale, sepse këto gjëra mund ta çojnë njeriun deri në gjendje ejakulimi ose marrdhënie seksuale.

3. Gëlltitja e sekrecioneve të hundës, sepse shkojnë në brendësi të trupit dhe i japin atij fuqi, shto këtu edhe qenien e tyre të neveritshme dhe të dëmshme.

4. Provimi i ushqimit pa pasur nevojë , por nëse është e nevojshme , është guzhinier, nuk është problem me kusht që të mos shkojë deri në fyt.





Përgatiti një grup dijetarësh në Medinen Muneuereh pranë shtëpisë botuese të Kur'anit



Përktheu Abdurrahim Balla

www.teuhidi.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://fejaislame.forumarabia.com
 
Rregullat e agjërimit 3
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rregullat e agjërimit 1
» Rregullat e agjërimit 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: fikh-
Kërce tek: