feja islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bota e pastajme e lavdishme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

Bota e pastajme e lavdishme Empty
MesazhTitulli: Bota e pastajme e lavdishme   Bota e pastajme e lavdishme Icon_minitimeWed Mar 23, 2011 1:01 pm

Nga Imam Gazali
Nga libri I tij I famshëm Përtëritja e shkencave fetare

Thuaj shokëve të mi kur të më shohin të vdekur
Duke qarë për mua dhe duke mbajtur zi
Të mos besojnë që ky trup që shohin jam unë
Në emër të Zotit, unë ju them nuk jam unë
Unë jam një shpirt, por nuk jam mish
Ishte veshja dhe korniza ime për njëfarë kohe
Unë jam thesar I një talismani I mbajtur fshehur
Në mode jam prej pluhuri , që më shërbeu mua si varr
Unë jam një perlë,që ka lënë guacën e vet të braktisur .

Ajo ishte burgu im, ku e kalova jetën në të keq
Unë jam një zog dhe ky trup ishte kafazi im
Tani kur unë kam fluturuar përpara dhe kam lënë atë mbrapa
Lavduar qoftë Zoti , I cili më dha lirinë
Dhe më përgatiti vendin mua në më të lartin qiell
DERI SOT UNË isha I vdekur edhe pse I gjallë në mesin tuaj
Tani unë jam në lindje , me rrobet e varrit të zhdukura
Sot unë mbaj bisedën me të shejtit sipër
Tani, me asnjë vello ndërmjet e shoh Zotin ballë për ballë
Unë shoh tabelën dhe lexoj
Çfarëdo që ishte dhe është dhe çfarë do të bëhet
Le të më rrëzohet shtëpia në gërmadha , le të më rrëzohet kafazi në tokë,
E lëshoj përdhe mantelin;Sishte asgjë përveç korja e sipërme
I lë ato të gjitha në varr, harruar qofshin .

Kalova rrugën time dhe ju lash mbrapa
Vendi juaj nuk ishte strehë për mua
Mos mendoni që vdekja është vdekje, as nuk është jetë
Një jetë që kalon të gjitha, çfarë mund të ëndërrojmë këtu
Ndërsa në këtë botë këtu ne jemi të përgjumur;
Vdekja sështë asgjë por gjumë, gjumë që do të zgjatet,
Mos u frikësoni kur vdekja të vjen
Është veç se largimi për në shtëpinë e bekuar
Mendoni për mëshirë dhe dashuri ndaj Perëndisë
Jepini falënderime për madhështinë e saj dhe hajdeni pa frikë.

ÇFARË JAM UNË TANI
edhe kështu ju do të bëheni
Sepse unë e di se ju jeni barabartë si unë
Shpirtat e gjithë burrave erdhën nga Zoti
Të gjithë trupat e të tërëve përbëhen njëlloj
E mira dhe e keqja ngjashmëritë janë tonat
Unë ju jap ju tani mesazhin dhe gëzohuni
Paqja e Zotit dhe gëzimi I tij qofshin tuajat.

Imam Gazali thotë. Të gjithë njerëzit janë në gjumë. Kur ata vdesin, ata zgjohen. Sap one mbyllim sytë në këtë botë, ne hapim sytë menjëherë në botën tjetër për të filluar një jetë të re, me atë sasi të vet zhvillimit dhe me forcën e dëshirës që përfituam fillimisht në këtë botë, forca e dëshirës për të zhvilluar më tej e më tej dhe për tu ngritur lartë e më lartë në fushën shpirtërore, duke marshuar përherë e më tepër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://fejaislame.forumarabia.com
 
Bota e pastajme e lavdishme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: poezi-
Kërce tek: