feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SULMI I FUNDIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

MesazhTitulli: SULMI I FUNDIT    Wed Mar 23, 2011 1:02 pm

Shikoj pishinën e vockël ,ku peshqit pasionojnë kalimtarët
Ushqehen nga ato,kënaqësi e përbashkët
Fëmijt marrin dhenë në shtrojën e bukur të kullosës,shikoj...
Me mall,me dhimbje
Dua ta largoj mallin,nuk mundem,edhe po të dua,zemra më qanë
Ka filluar sulmi-më thot dikush në vesh
Përdorin helikopterët,aeroplanët...
Fshatra të tërë janë rrafshuar për tokë,po edhe qyteti more gjuhet
Ka të vrarë-shqiptarë
Fëmij,pleq,gra
Nënë e bij,babë e bir të masakruar nga mortajat
Pishina që kam pranë e dekoruar me gurë për rreth dhe shtartin e gjelbër të kullosës mu bënë kuq përära syve
Fëmijët më thërasin të luaj me topin...ah!Që më vinte ky zë prej së largu,kur pash fëmijun tim të më shkundë krahërorin
Sa shumë të mira keni ore bijt e mi-ju them
Luani,luani, tash babi do vi t`ju bashkangjitem
Ju shkon zëri deri në qiell nga gëzimi
Shijojnë ajrin e pastër në Chavanne dhe kullosën e gjelbër
Shikojn lisin e bukur të mbrojtuar nga ligji,dhe pishinën me peshqi
Kënaquni bijt e mij,kënaquni-psherëtis me dhimbjen e madhe
E moshatarët e juaj?...
Ato të nënshtruar nën breshërin e predhave gjakatare sllave
E ju i ushqeni peshqit me grimcat e bukës në pishinën akuarium
Dhe gjuni topin të lirë në kullosën e gjelbër

Ore,po Sllupçani,Vaksinca...Likova e tërë...O!
Hatixhja,kjo nënë trime,kjo burneshë e madhe:
Nuk kam ku shkoj më larg se shtëpis sime,UÇK janë vëllezërit e mi
dhe nuk i lëmë vetun,le të na gjuaj shkau se nuk e kam ndër mend
të lë shtëpinë-e vendosur fliste ajo
Ore,po Shipkovica,Gajrja,Poroji...Tetova e tërë
Nënë e bij në obor të tyre masakrohen nga predha
E Jehona e vogël në rrugë duke shkuar të blen bukë
Buk o shka i shkinës,buk
E ti e gjuajte me plumb,ja more jetën e njomë që sapo kishte lëshuar lulzimin...O Zoti im më bën të fortë...të përballoj dhimbjen
Vriten pse janë shqiptarë ej

Luani bijt e mi luani,do vi babi tju bashkangjitem në lojën me top
Shijoeni ajrin,kullosën,pishinën akuarium
Mos paçi dhimbje asnjëherë bijt e mi,jeni të lirë...shijoeni lirinë
Zoti ju bekoftë...kënaquni ju bile
Moshatarët e juaj presin breshërin e predhave...bijt e mi

Radusha?O!...Radusha,Bojana...Dervendi i tërë
Jehoji krisma në Radushën e madhe mu sikur në Sllupçanin legjendarHaraçinë
I mësuan si luftohet,kush lufton dhe kush duhet të vritet
Nuk vrasim ne civilë JO o shka i shkinës-thonë trimat
E ti po,ti vret...femij,gra,pleq
Nuk u kënaqe as në gazibabë kur vrave njerëz duke fjetur
Po Lubeteni?
Çka gjete në Luboten që bëre krimin
Të vrarë pas shpine,nga afër-thonë të gjallit e mjerë
Thonë edhe dëshmitarët e huaj-o kriminel
Janë me dhjetara të vrarë me qindra të torturuar
Kështu thonë dëshmitarët...janë egzekutuar thonë ato

Oh!Nënë,sa më mungon fjala jote e butë
Në këtë dhembje të madhe
As Bukoviqi nuk mbeti pa prekur,edhe atje vranë-shqiptarë
Katilat,katilat...

Gjuma topin babit,gjuma
Ti bi me këmbë sa kam fuqinë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://fejaislame.forumarabia.com
 
SULMI I FUNDIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: poezi-
Kërce tek: