feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E VERTETA E QARTE''PJESA E DYTE''

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

MesazhTitulli: E VERTETA E QARTE''PJESA E DYTE''   Wed Mar 23, 2011 5:51 pm

Studimet e mëparshme që janë bërë në këtë temë.
Kam gjetur një numër studimesh ose librash që janë shkruar posaçërisht për këtë temë. Prej këtyre librave është libri me titull :
1. “Islamikët dhe iluzioni i demokracisë” shkruar nga Abdul Ganij Er-rah-hal. Libri është pak sa i vjetër. Besoj se duhet të jetë botuar nga vitet tetëdhjetë sepse nuk ka datë të shënuar. Ky është nga librat më të gjerë që ka folur për këtë çështje. Libri përbëhet nga dy vëllime të trasha. Vëllimi i parë flet për çështjen e hyrjes në kuvend dhe e trajton çështjen në formë akademike shumë të bukur. Ndërsa vëllimi i dytë flet në mënyrë të zgjeruar për përvojën e muslimanëve gjatë disa dekadave në këtë fushë. Ai tregon në të disfatat e njëpasnjëshme dhe të turpshme që kanë pësuar muslimanët në këtë fushë. Libri konsiderohet nga referencat bazë të kësaj teme sepse ai është një studim i mirëfilltë teorik edhe praktik. Shkrimtari ka dalë në rezultatin se hyrja në kuvend nuk lejohet nga ana fetare dhe nuk ka në të asnjë dobi. Madje ai tregon në libër dëme të shumëta që kanë ardhur për shkak të hyrjes së muslimanëve në politikë. Disa prej tyre i kemi përmendur në librin tonë.
Një libër tjetër është libri me titull :
2. “Ndriçimi i errësirave në tregimin e dëmeve që ka hyrja në kuvend”. Këtë libër e ka shkruar Muhamed Ibn Abdullah Er-rimi. Një nga dijetarët e Jemenit. Libri konsiderohet mesatar në madhësinë e tij. Shkrimtari siç duket qartë që nga titulli e ndalon hyrjen në kuvend dhe votimet. Ai ka përmendur në librin e tij 45 dëme që ka hyrja në kuvend. I ka mbështetur fjalët e tij në argumentet e Kur’anit dhe Sun-netit. Libri konsiderohet shumë i mirë në mënyrën e trajtimit të çështjes dhe tregimit të dëmeve që ka hyrja në kuvend. Më pas ka folur për argumentet e atyre që e lejojnë hyrjen në kuvend dhe i ka quajtur argumentet e tyre dyshime. Prandaj gjatë përgjigjeve që jep për çdo argument thotë : Dyshimi i parë, dyshimi i dytë e kështu me rradhë. Ajo që vlen për tu përmendur këtu është se Mukbil Ibn Hadi El Uadi’i cili është një nga dijetarët më të njohur të Jemenit e ka lexuar librin dhe ka shkruar një parathënie për të në të cilën ndër të tjera thotë : “Nuk di që të ketë ndonjë libër më të mirë në këtë temë se sa ky”. Gjithashtu këtë libër e ka lexuar edhe një dijetar tjetër nga diejtarët e Jemenit i cili quhet : Muhamed Ibn Abdul Ueh-hab El Abdeli dhe ka thënë për të : “E lexova këtë libër dhe e pashë që është libër me vlerë i cili ka folur në emër të Ehli Sun-netit. Allahu ia shpërbleftë me të mira për përpjekjet që ka dhënë në këshillën ndaj muslimanëve”. Gjithashtu i ka bashkangjitur librit të tij një vjershë që flet për dëmet e hyrjes në kuvend të cilën e ka shkruar një nga njerëzit e ditur të Jemenit i cili quhet : Muh-hamed Es-sadik Mugal-lis [20]. Me pak fjalë mund të thuash që këtë libër e përfaqësojnë këta katër dijetarë të Jemenit.
Një libër tjetër është edhe libri me titull :
3. “Pjesmarrja në kuvend dhe ministri” të cilin e ka shkruar Muhamed Ibn Shakir Esh-sherif. Ky është një dijetar i njohur pjesërisht. Ka shkruar një numër librash që ndodhen nëpër libraritë e vendeve Islame. Kush i sheh librat e tij ve re se shumica e tyre janë në fushën politike. Për këtë asrye mund të them se ky dijetar është nga njerëzit që e njohin shumë mirë realitetin e politikës së sotme gjë e cila është e domosdoshme për të nxjerrë një gjykim sa më real dhe më afër të vërtetës. Në këtë libër ka treguar qartë gjykimin që ka Islami në lidhje me hyrjen në kuvende. Ai e ndalon këtë gjë në mënyrë kategorike dhe e konsideron këtë çështje jo të diskutueshme nga ana fetare. Unë kam marrë shume herë paragrafe dhe fjalë të këtij libri. Në bazë të librave që flasin për këtë temë, që kam lexuar para se të shkruaja këtë libër mund të them se ky libër për mua personalisht është nga librat më të mirë që është shkruar në këtë fushë. Ai nuk është shumë i trashë. Por shkrimtari ka sjellë në të esencën e çështjes duke e trajtuar atë në formë shumë të bukur dhe të fortë në argumentim.
Një libër tjetër është edhe libri me titull :
4. “El Hasim” edhe pse libri është pa autor të reklamuar konsiderohet libër shumë i mirë në këtë temë. Ajo që e veçon këtë libër është sjellja e fjalëve të shumta të dijetarëve në lidhje me argumentimet që tregon në të. Gjithashtu edhe ky libër e mbështet me forcë idenë se hyrja në kuvende është e ndaluar në formë të prerë. Ai tregon në të edhe shembuj konkret të cilat kanë çuar në anashkalimin e shumë formave dhe mënyrave profetike për kurimin e problemeve për shkak të marrjes së muslimanëve me politikë.
Një libër tjetër është edhe libri me titull :
5. “Pretendimi i rregullimit” të cilin e ka shkruar dijetari i njohur dhe zahidi i shekullit Abdul Kerim Ibn Salih El Humejd. Libri është i vogël në përmasa por i madh në idetë e tij dhe mënyrën e argumentimit. Ai edhe pse nuk e ka cekur drejtpërdrejt çështjen e hyrjes në kuvend vetëm se ai që e lexon e kupton qartë që ky dijetar nuk i lejon këto vepra. Gjithashtu ky dijetar ka shkruar edhe libra të tjerë për këtë çështje.
Një prej tyre të cilin e kam pranë dhe e kam lexuar është edhe libri me titull :
6. “Tes’hih el Efham Li Murad Shejh El Islam” në të cilin i kthen përgjigje njërit prej librave më të vjetër që janë shkruar në këtë temë i cili e lejonte hyrjen ne kuvend. Në të ai tregon gabimet që ka ky libër i cili e ka keqkuptuar fjalën e Ibn Tejmijes dhe e ka përdorur atë jo në vendin e vet. Po aty i kthen përgjigje edhe dikujt tjetër në lidhje me të njëjtën çështje.
Një libër tjetër është edhe libri që ka shkruar Umer El Eshkar me titull : “Gjykimi i pjesëmarrjes në ministri dhe kuvend”. Ai ecën me mendimin se hyrja në kuvend dhe ministri lejohet. Argumentet ose dyshimet që ka sjellë, unë i kam treguar në këtë libër bashkë me përgjigjen që i takon atyre. Ajo që të bën përshtypje është se shkrimtari ka shkruar një libër tjetër me titull : “Sheriati hyjnor jo ligjet njerëzore” në të cilin tregon qartë që ligjet njerëzore që i vendosin vetë njerëzit janë shirk e megjithatë ai përsëri e lejon hyrjen duke u nisur nga dëmet dhe dobitë që ka ky veprim!! Përgjigjen për këtë e kam dhënë në vendin e duhur. Ajo që duhet theksuar këtu është se po të kishte qënë çështja e dëmeve dhe dobive në dorën dhe mendjen tonë nuk do kishte nevojë fare për të zbritur Kur’ani dhe as për profetin sal-l Allahu alejhi ue selem!!
Një libër tjetër i cili më ka rënë në dorë për këtë temë është dhe libri me titull : “Votimet dhe rregullat e tyre në fikhun Islam” të cilin e ka shkruar Fehd el Axhlan. Studjues në universitetin e mbretit Saud në Rijadh. Ai e lejon hyrjen në kuvend e të tjera gjëra. Unë e kam takuar vet shkrimtarin dhe kam diskutuar me të për çështjen në fjalë. Nuk ka në të asgjë më tepër se ato që kemi treguar në libër. Për mendimin tim librit i mungon drejtësia në një numër çështjesh. Duke pasur parasysh që ai është studim akademik i cili duhet patjetër të tregojë mendimet e të dyja palëve dhe argumentet e tyre. Ndërsa realiteti është ndryshe. Në një prej çështjeve tregoi vetëm mendimin e vet dhe e mbylli çështjen me kaq gjë që i jep të kuptojë lexuesit se në këtë çështje nuk ka mendim tjetër por realiteti është ndryshe. Në një prej temave pasi tregoi argumentet e të dyja palëve nuk u dha asnjë përgjigje por devijoi duke u justifikuar me gjëra pa vlerë. Gjë e cila më çuditi.
Në këtë temë ka edhe libra të tjerë por mua nuk mu dha mundësia ti posedoj ato libra si libri i Abdurrahman Ibn Abdul Khalik etj … që më pas ti përmendja këtu.
Vlen për tu përmendur këtu se një prej dijetarëve që ka folur më gjerë për çështjen e hyrjes në kuvende është Muhamed Nasir Ed-din El Albani Allahu e mëshiroftë. Unë kam gjetur në Internet shumë fetva të tij për këtë çështe dhe zgjodha prej tyre 14 fetva. Disa të gjata e disa të shkurtra. Arsyeja pse ka folur kaq shumë Albani për këto çështje është sepse ai ka jetuar në vende ku zhvilloheshin votimet dhe i ka përjetuar vetë gjendjet e muslimanëve në lidhje me to. Për këtë asrye edhe fetvatë e tij janë më precise në këtë temë dhe më afër argumenteve të Kur’anit dhe Sun-netit. Do ti shohësh ato gjatë librit. Ai e ndalon hyrjen në kuvende në mënyrë të prerë dhe ka treguar për këtë shumë argumente të cilat do ti shohësh në vendet e duhura.
Veçoria e përbashkët e atyre librave të cilët e lejojnë hyrjen në kuvend është se ata nuk japin përgjigje të qarta për argumentet e atyre që e ndalojnë hyrjen në kuvende. Madje siç e përmenda edhe më sipër disa i pranojnë edhe vet ato argumente, por për hir të dëmeve dhe dobive e lejojnë… E për këtë arsye shkruajta këtë libër që të dalë në pah e vërteta duke shpresuar prej Allahut të na dhurojë sinqeritet dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë.
Së fundi, lusim Allahun, Zotin e Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijuesin e qiejve dhe të tokës! Të Diturin e të fshehtës dhe të dukshmes, Atë që do gjykojë ndërmjet robërve të Tij në mosmarrveshjet që kanë pasur, që të na udhëzojë ne tek e vërteta në të cilën njerëzit kanë rënë në kontradiktë. Ai udhëzon kë të dëshirojë në rrugën e drejtë. Amin




Kujt i takon e drejta e vendosjes së ligjeve në sistemin demokratik


“Kanë rënë dakord fjalët e të gjithë atyre që kanë shkruar rreth demorkacisë se ky term e ka origjinën nga greqishtja dhe përbëhet nga dy pjesë : demos që d.m.th popull dhe cratos që d.m.th gjykim ose ligj. Kështu që ky term domethënë : Gjykimi i takon popullit. Termi demokraci ka një kuptim politik i cili është i njohur në filozofitë e vjetra dhe të reja. Ky term përfaqëson një rrymë politike që ngrihet mbi idenë se populli duhet të ketë pushtetin politik në shtet. Kështu që fjala e fundit dhe referenca e vetme është populli dhe asgjë nuk del mbi të, që d.m.th se populli i vendos vet ligjet për veten e tij [21]. Ai gjykon vet në veten dhe për veten e tij.
Ky pushtet i popullit përbëhet nga tre aspekte bazë : 1. Vendosja e ligjeve të përgjithshme të cilat janë të detyrueshme të zbatohen nga të gjithë dhe nuk lejohet të kundërshtohen. Këtë pushtet e ka në dorë kuvendi. 2. Kujdesi për rregullin e përgjithshëm dhe detyrimi i njerëzve për zbatimin e tij në bazë të ligjeve që thamë. Këtë pushtet e ka policia. 3. Zgjidhja e mosmarrveshjeve në mënyrë paqësore ndërmjet nënshtetasve dhe shtetit duke u nisur nga këto ligje. Këtë pushtet e ka në dorë gjykata” [22].
§ Kujt i takon e drejta për të vendosur ligje në fenë Islame.
Islami na tregon se të drejtën për të vendosur ligje e ka vetëm Allahu i Madhëruar. Allahu është Krijuesi i Vetëm dhe vetëm Ai e di se çfarë është e dobishme për krijesat dhe çfarë nuk është e dobishme, ndërsa çdokush veç Allahut është rob i Tij .
Allahu i ka dërguar profetët që tu tregojnë njerëzve këtë të vërtetë , t’ua sqarojnë atyre dhe tu tregojnë se çfarë rrjedh prej saj d.m.th : që nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Ai nuk duhet të adhurohet vetëm se me atë që ka ligjëruar Vet.
Ai që pretendon për veten e tij se ka të drejtë të vendosë ligje e ka ngritur veten në gradën e Zotit dhe ai që e pretendon ose e pranon këtë të drejtë për dikë tjetër veç Allahut e ka bërë atë zot.
Allahu i Madhëruar ka thënë : “Nuk e shoqëron Atë në gjykimin e Tij askush” [El Kehf 26]. Gjithashtu ka thënë : “Gjykimi i takon vetëm Allahut” [Jusuf 40]. Këto dy ajete e tregojnë qartë që gjykimi ndërmjet krijesave është e drejta e Allahut dhe askush nuk e shoqëron Atë në këtë të drejtë.
Allahu i Madhëruar ka thënë : “A kanë ata zotëra që u kanë vendosur atyre ligje në fe pa lejen e Allahut” [Esh-shura 21] Kështu që vendosja e ligjeve është e drejtë vetëm e Allahut [23]. Prandaj Allahu i quajti zotra ata që vendosin ligje për njerëzit pa argument nga Allahu.
Ka thënë Allahu i Madhëruar : “Mos e hani atë (bagëti) që (në therje) nuk i është përmendur emri i Allahut sepse kjo është fisk [24] . Shejtanët u inspirojnë miqve të tyre që të djalogojnë me ju e nëse ju i bindeni atyre atëherë me të vërtetë jeni mushrikë”. [El En’am 121].
Transmeton Abdullah Ibn Ab-basi radi-Allahu anhu se disa njerëz shkuan tek profeti sal-l Allahu alejhi ue selem dhe i thanë : A të hamë atë që e vrasim vetë dhe të mos hamë atë që e vrau Allahu?! Atëherë zbritën këto ajete [25].
Ka thënë Ibn Kethiri në tefsirin e tij : Fjala e Allahut “e nëse ju i bindeni atyre atëherë me të vërtetë jeni mushrikë” dmth nëse largoheni nga urdhëri i Allahut dhe ligji i Tij dhe merrni fjalën e dikujt tjetër dhe i jepni përparësi atëherë keni rënë në shirk [26].
Ajeti tregon se nëse besimtari largohet nga ligji i Allahut që tregon se nuk lejohet ngrënia e bagëtisë së ngordhur dhe ecën me mendimin e mushrikëve që thonë se ajo është njësoj si ajo që është therur prej duarve tona, ai i ka bërë shok Allahut sepse ka pranuar ligjin që kanë vendosur mushrikët në kundërshtim me ligjin e Allahut.
Ai person që pretendon se ka të drejtë të vendosë ligje për njerëzit ai është tagut. Ka thënë Allahu i Madhëruar : “A i ke parë ti ata që pretendojnë se kanë besuar atë që të është zbritur ty, duan të gjykohen tek taguti ndërkohë që janë urdhëruar ta mohojnë atë” [En-nisa 60]. Kështu Allahu e quajti atë që gjykon me ligje të tjera veç ligjeve të Tij tagut [27].
Ka thënë Ibnul Kajim : “Tagut është çdokush që njerëzit e tejkalojnë kufirin e tij duke e adhuruar apo ndjekur apo duke ju bindur. Taguti i çdo populli është ai tek i cili kthehen njerëzit për gjykim veç Allahut dhe të dërguarit të Tij sal-l Allahu alejhi ue selem ose ai që adhurohet përveç Allahut … ” [28].
Ka thënë Abdul Aziz Ibn Baz : “Tagut është çdokush që adhurohet veç Allahut ose gjykon me ligje të tjera veç ligjeve të Tij me qëllim dhe me ndjekje dëshire” [29].
Ajo që e sqaron këtë çështje gjithashtu është se dijetarët e kanë ndarë shirkun në katër lloje. Prandaj shirku nuk është vetëm të adhurosh varret duke i bërë sexhde atyre apo tauaf, ai është katër lloje si vijon :
Ka thënë Abdurrahman Ibnul Hasen Ibn Muhamed Ibn Abdul Ueh-hab : “Dije se shirku i madh është katër lloje : 1. Shirku në lutje . 2. Shirku në qëllim dhe synim. 3. Shirku në bindje. 4. Shirku në dashuri [30]. Ka treguar pas çdo lloji argumentin e posaçëm.
Argumenti për shirkun në bindje është fjala e Allahut të Madhëruar : “Ata i bënë dijetarët dhe murgjit e tyre zotra veç Allahut, gjithashtu e bënë edhe Isën birin e Merjemes. Ata u urdhëruan që të adhurojnë vetëm një të Adhuruar. Nuk ka të Adhuruar tjetër veç Tij. I pastër është Ai nga ato që i shoqërojnë”. [Et-teubeh 31]” [31].
Ka thënë Ibn Tejmije në shpjegimin e këtij ajeti : “Këta që i bënë dijetarët dhe murgjit zotra – duke ju bindur në lejimin e asaj që ka ndaluar Allahu dhe ndalimin e asaj që ka lejuar Allahu – janë dy lloje : Lloji i parë : janë këta që e dinë se ata ndryshuan fenë e Allahut dhe me gjithë këtë ju bindën atyre në këtë ndryshim, duke besuar si të lejuar atë që ka ndaluar Allahu dhe të ndaluar atë që ka lejuar Allahu, vetëm për të ndjekur të parët e tyre edhe pse e dijnë se kjo bie në kundërshtim me fenë e profetëve. Kjo është kufër dhe Allahu e quajti shirk edhe pse ata nuk u falen atyre dhe as nuk u bëjnë sexhde atyre. Kështu që kush ndjek dikë në atë çështje që bie në kundërshtim me fenë duke e ditur se bie në kundërshtim me fene dhe e beson atë që i thonë, jo atë që thotë Allahu dhe i dërguari i Tij është mushrik. Lloji i dytë : Ndërsa nëse njeriu beson hallallin si hallall dhe haram si haram por u bindet atyre në atë që është në kundërshtim me urdhërin e Allahut është gabimtar si çdo musliman që e bën një gjynah duke e besuar se është gjynah. Këta kanë gjykimin si të gjithë muslimanët gabimtarë” [32].
Siç e sheh, argumenti e tregoi qartë që këta dijetarë dhe murgjër e kanë ngritur veten e tyre në gradën hyjnore për shkak të ligjeve që kanë vendosur mbi njerëzit në kundërshtim me ligjet e Allahut dhe ata që i ndoqën në këto ligje duke i besuar ato u bënë mushrikë.
Ka thënë Jahja El Haxh-xhuri [33]: “Nëse të pyesin ç’është demokracia? Thuaj : Demokracia d.m.th që të gjykojë populli veten e vet jo në bazë të Kur’anit dhe Sun-netit. Çfarë gjykimi ka në Islam? Thuaji : Është shirk i madh. Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar “Gjykimi i takon vetëm Allahut” [Jusuf 40] dhe fjala e Tij : “Nuk e shoqëron Atë në gjykim askush” [El Kehf 26] Po të pyetesh , ç’është realiteti i votimeve? Thuaj : Ato janë pjesë e sistemit demokratik që e hedh poshtë fenë e Allahut. Ato janë përngjasim me mosbesimtarët dhe përngjasimi me ta nuk lejohet. Në to ka shumë dëme. Nuk ka në to dobi për muslimanët. Prej dëmeve më kryesore janë : 1. Barazia ndërmjet të vërtetës dhe të kotës në bazë të zgjedhjes së shumicës. 2. Humbja e kufijve të përkrahjes dhe urrejtjes. 3. Përçarja e muslimanëve. 4. Futja e urrejtes, armiqësisë dhe fanatizmit ndërmjet tyre. 5. Mashtrimi, dredhitë, hilet, falsifikimi, humbja e kohës dhe pasurive etj” [34].
Ka thënë Albani : “Nuk i lejohet muslimanit e jo më një grupi muslimanësh që të hyjnë në kuvendet të cilat janë ngritur në ligje që janë në kundërshtim me ligjin Islam sepse ka shumë ajete në Kur’an që na ndalojnë të përkrahim mosbesimtarët dhe hipokritët. E si mos na ndalojë Allahu që ne ti ndihmojmë mosbesimtarët apo hipokritët – në vepra ose në besim – që pretendojnë se janë muslimanë?! Ne e dimë se kuvendet sot nuk janë Islame, E ky është një realitet që nuk pranon diskutim në formë të prerë. Sepse muslimanët kanë 14 shekuj dhe nuk i kanë njohur kuvendet vetëm se kur u sulmuan nga mosbesimtarët në shtëpitë e tyre, të cilët ua detyruan muslimanëve ligjet e tyre, ideologjinë e tyre dhe mënyrën e tyre të jetesës. Kuvendet janë të ngritura në parimin se gjykimi i takon popullit. Kurse në Islam gjykimi i takon vetëm Allahut. E kjo është një çështje që nuk ka kontradiktë ndërmjet muslimanëve për të edhe pse ata kanë kontadikta në shumë çështje të tjera e falenderimi për këtë i takon Allahut. Ka thënë Allahu i Madhëruar : “Gjykimi i takon vetëm Allahut. Ka urdhëruar të mos adhuroni askënd tjetër veç Tij”. [Jusuf 40]. Kjo është një e vërtetë që nuk pranon diskutim. Atëherë si mund të thuhet që gjykimi i takon popullit?!” … Më pas tha : “Nuk bëhet ndryshimi duke ecur me njerëzit në humbjen e tyre por duhet të jetë siç ka thënë Sejid Kutub Allahu e Mëshiroftë i cili përdorte këtë shprehje : “Duhet pa tjerët të bëhet ndarje (e të vërtetës nga e kota)”. Profeti sal-l Allahu alejhi ue selem në daven e tij dhe në luftën kundër tagutit nuk anoi nga mushrikët. E Allahu i ka thënë : “E sikur mos të të kishim forcuar do kishe anuar nga ata pak”. [El Isra 73-75] Profeti sal-l Allahu alejhi ue selem nuk e bënte këtë gjë, por Allahu ia tha atij që të jetë mësim për ne që të mos anojmë nga mosbesimtarët dhe mushrikët” [35].
I është drejtuar Albanit kjo pyetje : Pse nuk lejohen zgjedhjet? Përgjige : “Kjo është një çështje e gjatë. Por unë po të them shkurtimisht që zgjedhjet janë mënyrë europiane, shirku dhe idhujtarie sepse ato janë ngritur në kundërshtim me metodën Islame në shumë çështje” [36].
Ka thënë Salih El Feuzan : “Vendosja e ligjeve me te cilat duhet te ecin njerëzit në adhurimet e tyre , në bashkëpunimet e tyre dhe në çdo çështje tjetër i takon vetëm Allahut të Madhëruar, Zotit të njerëzve dhe Krijuesit të tyre. “Atij i takon krijimi dhe urdhëri . I Madhëruar është Allahu , Zoti i botëve”. [El A’raf 54].
Ai e di se çfarë është e dobishme për robërit e Tij dhe në bazë të kësaj i vendos ligjet për ta . Për shkak se Ai është Krijuesi i tyre, Ai vendos për ta . Për shkak se ata janë robërit e Tij, i pranojnë ligjet e Tij. E megjithatë dobia kthehet tek ata. Ka thënë Allahu i Madhëruar : “Nëse bini në kontradiktë në ndonjë çështje atëherë drejtojeni atë (çështje) tek Allahu dhe i dërguari i Tij, nëse besoni tek Allahu dhe Dita e fundit, kjo është më e mira dhe me përfundim më të mirë” [En-nisa 59].
Ka thënë Allahu i Madhëruar : “Në çdo gjë që bini në kontradiktë gjykimin e keni tek Allahu. Ky është Allahu Zoti im”. [Esh-shura 10].
I kundërshtoi Allahu ata që konsiderojnë ligjvënës (me të drejtë) tjetër veç Tij. Ka thënë Allahu i Madhëruar : “A kanë ata zotëra që u kanë vendosur atyre ligje në fe pa lejen e Allahut” [Esh-shura 21].
Kush pranon ligjërim veç ligjërimit të Allahut i ka bërë Allahut ortak. Ato ligje që nuk i ka vendosur Allahu dhe as i dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue selem në adhurime janë bidate. Çdo bidat është humbje. Profeti sal-lAllahu alejh ue selem ka thënë : “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është pjesë e saj nuk i pranohet”[37] dhe në një transmetim ka thënë : “Kush punon një punë që nuk e kemi urdhëruar ajo është e refuzuar”[38].
Ato ligje që nuk i ka vendosur Allahu dhe as i dërguari i Tij në çështjet politike dhe në gjykimin ndërmjet njerëzve quhen ligjet e tagutit dhe të injorancës. Ka thënë Allahu i Madhëruar : “A gjykimin e injorancës kërkojnë !! Ku ka gjykim më të mirë se gjykimi i Allahut për popullin që janë të sigurtë” [El Maideh 50].
Gjithashtu edhe bërja hallall ose haram është e drejtë e Allahut , nuk i lejohet askujt që ta shoqërojë Atë në të. Ka thënë Allahu i Madhëruar : “Mos e hani atë (bagëti) që (në therje) nuk i është përmendur emri i Allahut sepse kjo është fisk. Shejtanët u inspirojnë miqve të tyre që të djalogojnë me ju e nëse ju i bindeni atyre atëherë me të vërtetë jeni mushrikë”. [El En’am 121].
Kështu Allahu e konsideroi bindjen e shejtanëve dhe miqve të tyre në lejimin e asaj që e ka ndaluar Allahu shirk. Po kështu nëse dikush i bindet dijetarëve dhe prijësve dhe bën haram atë që e ka lejuar Allahu ose bën hallall atë që e ka ndaluar Allahu i ka bërë ata zotra veç Allahut.
Ka thënë Allahu i Madhëruar : “Ata i bënë dijetarët dhe murgjit e tyre zotra veç Allahut, gjithashtu e bënë edhe Isën birin e Merjemes. Ata u urdhëruan që të adhurojnë vetëm një të Adhuruar. Nuk ka të Adhuruar tjetër veç Tij. I pastër është Ai nga ato që i shoqërojnë”. [Et-teubeh 31].
Transmetohet në një hadith se profeti salallahu alejhi ue selem ia këndoi këtë ajet Adij ibn Hatimit radi-Allahu anhu (i cili kishte qenë i krishter) e ky i tha : O i dërguari i Allahut nuk i kemi adhuruar ata. I tha : “A nuk ua bënin haramin hallall dhe ju e konsideronit të tillë dhe jua bënin hallallin haram dhe ju e konsideronit të tillë” ?! Tha : po. Tha profeti sal-l Allahu alejhi ue selem : “Ky është adhurimi i tyre” [39].
Kështu që bindja ndaj tyre në bërjen hallall të asaj që e ka ndaluar Allahu dhe bërjen haram të asaj që e ka lejuar Allahu d.m.th ti adhurosh ata dhe të biesh në shirk. Ky është shirk i madh. Ai bie në kundërshtim me njësimin i cili është kuptimi i fjalës “La ilahe il-l Allah” sepse një prej kuptimeve që përmban kjo fjalë është se bërja hallall dhe haram i takon vetëm Allahut.
Kur kjo është gjendja e atyre që u binden dijetarëve dhe murgjve në bërjen hallall ose haram në kundërshtim me ligjin e Allahut kur ata e dinë që ky është në kundërshtim me të , edhe pse ata janë më afër dijes dhe fesë madje mund ta kenë bërë këtë gjë gabimisht dhe mund të kenë edhe shpërblim për këtë, e çfarë mund të thuhet për atë që u bindet ligjeve njerëzore të cilat i kanë vendosur mosbesimtarët dhe njerëzit pa fe?! Këta i sjellin këto ligje në vendet e muslimanëve për të gjykuar ndërmjet tyre me to!! La hauleh ue la kuuete il-la bil-lah. Këta i kanë bërë mosbesimtarët zotra veç Allahut të cilët vendosin ligje, lejojnë haramet dhe gjykojnë mes njerëzve” [40]. (Këtu mbaroi fjala e Feuzanit).
Ka thënë komisioni i përhershëm : “Një prej llojeve të shirkut të madh është ti bësh shok Allahut në ligjvënie duke konsideruar si ligjvënës dikë tjetër përveç Allahut dhe duke u kënaqur me këtë gjykim, duke e konsideruar si pjesë të fesë dhe adhurim atë që e lejon ose e ndalon (taguti) në çështjet e gjykimit dhe ndarjes së mosmarrveshjeve ndërmjet njerëzve ose e quan të lejuar edhe pse nuk e konsideron pjesë të fesë. Për këtë ka thënë Allahu i Madhëruar : “Ata i bënë dijetarët dhe murgjit e tyre zotra veç Allahut, gjithashtu e bënë edhe Isën birin e Merjemes. Ata u urdhëruan që të adhurojnë vetëm një të Adhuruar. Nuk ka të Adhuruar tjetër veç Tij. I pastër është Ai nga ato që i shoqërojnë”. [Et-teubeh 31]…” [41] [Abdul Aziz Ibn Baz , Abdu Rrazak El Afifi , Abdullah Ibn Gudejan dhe Abdullah Ibn Kuud].



Krahasim ndërmjet sistemit demokratik dhe sistemit Islam në këtë çështje



Një prej veçorive bazë të sistemit demokratik është se ai që vendos është populli. Kjo është një veçori e demorkacisë ndër kohëra. Konsiderohet kjo veçori një nga dallimet bazë ndërmjet Islamit dhe demorkacisë. Sepse Islami në themelin e tij bazë ka njësimin e Allahut të Madhëruar që d.m.th se muslimani duhet të adhurojë vetëm Zotin duke u kthyer tek ligji i Tij në të gjitha çështjet e adhurimit ose mardhënieve me njerëzit ose mosmarrveshjeve. Gjë të cilën e treguam më sipër në mënyrë të detajuar.
Kështu që e vërteta tek muslimani është ajo që ka urdhëruar Allahu i Madhëruar dhe i dërguari i Tij sal-l Allahu alejhi ue selem edhe pse kjo mund të bjerë në kundërshtim me shumicën e njerëzve. Gjithashtu e kota është ajo që ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij sal-l Allahu alejhi ue selem edhe pse mund të bjerë dakord me të shumica e njerëzve. E vërteta nuk njihet nga numri i atyre që e ndjekin por njihet duke ditur atë që ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij sal-l Allahu alejhi ue selem.
Ndërsa e vërteta në sistemin demokratik është ajo që urdhëron populli ndërsa e kota ajo që ndalon populli. Dëshira e popullit është ajo që gjykon për një vepër, a është e saktë apo gabim. Atë që e pranon populli ajo është e saktë dhe atë që nuk e pranon është gabim. Kështu që dëshira e popullit sipas kësaj ideologjie është e pagabueshme. Për këtë arsye sistemi demokratik e ka ngritur popullin në një gradë që i takon vetëm Allahut. Këtë dallim nuk e mohon dot njeri. Madje demokratikët e vërtetë nuk e konsiderojnë këtë gjë të metë ose mangësi. Përkundrazi ata e konsiderojnë këtë një prej veçorive të larta të demokracisë.
E vërteta dhe e drejta në sistemin demokratik është relative dhe jo stabile. Prandaj atë që e quan të vërtetë ose të drejtë një qeveri e hedh poshtë dhe e quan padrejtësi qeveria që vjen pas saj. Shembujt për këtë janë të shumtë. Psh martesa brenda familjes sot është e ndaluar me ligj. Por mos u çudit nëse një ditë ajo të bëhet e lejuar dhe të konsiderohet e drejtë dhe e mirë. Apo martesa e homoseksualëve. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse në sistemin demokratik e drejta ecën në bazë të dëshirave njerëzove. Ndërsa populli është një laborator ku provohen ligjet kohë pas kohe sa herë që vjen në pushtet një qeveri e re.
Një veçori tjetër e sistemit demorkatik është se në këtë sistem njerëzit kani fituar shumë të drejta dhe liri të cilat nuk ua kanë siguruar atyre shumë sisteme të tjera njerëzore. Si e drejta e fjalës , e drejta e besimit [42], e drejta për të marrë pjesë në pushtet, e drejta e punës, e drejta e pronësisë etj.
Nuk ka dyshim se njeriu ka të drejtë të jetojë i lirë dhe të marrë të gjitha të drejtat e tij sipas Islamit. Nuk është e drejta e asnjë pushteti që tua ndalojë të drejtat njerëzve. E këto të drejta nuk janë dhuratë dhe as meritë nga shteti por e drejtë e njerëzve që u takon atyre. Atë që Allahu e ka lënë të lirë nuk i takon kujt ta ngushtojë. Shteti ndërtohet për të arritur ato interesa të përbashkëta të cilat nuk arrihen pa të. Kështu që nuk duhet të jetë shteti shkak për humbjen e këtyre të drejtave.
Mirëpo, po ta kalojmë pak këtë bukurinë e jashtme që të mashtron në lidhje me të drejtat e njeriut dhe të thellohemi do vemë re dukuritë që vijojnë :
1. Po të marrim anën fetare do të vemë re se siç ka të drejtë njeriu të besojë, ka të drejtë edhe ta shajë Zotin ose të tallet me të ose me figurat e larta fetare siç janë profetët e Zotit. Këtë e quan sistemi demokratik : e drejta e fjalës. Fakti më i mirë për këtë që po them është realiteti në botën perëndimore. Ngjarjet që ndodhën në Danimarkë nuk janë larg nga kujtesa. Madje ato karikatura që origjinën e kishin në Danimarkë janë ribotuar në 143 gazeta të ndryshme në 56 shtete në emër të të drejtës së fjalës [43]. Më pas autoritetet përkatëse, pas gjithë kësaj, shtojnë se është e domosdoshme të respektohen fetë!!
Gjithashtu fakt për këtë që po them është edhe libri “Të jetosh në Ishull” i cili konsiderohet një cënim i qartë i fesë Islame në emër të të drejtës së fjalës. Libër që ka përfshirë shumë akuza të pabaza dhe ofendime të rënda për figurën e Islamit. Në të kundërt nëse dikush prej muslimanëve do të shkruante ndonjë libër kundër fesë krishtere ose ndonjë feje apo sistemi tjetër përgjigjja ligjore do ishte shumë e qartë. Gjë e cila ka ndodhur në vitin 1992, vit në të cilin një prej shoqatave Islame ka botuar një libërth në të cilin tregon fakte të qarta nga Bibla se Isa Alejhi selam nuk është Zot por profet i Zotit. Nuk përmban libri asnjë akuzë, asnjë ofendim ose cënim për Isën alejhi selam. Megjithatë përgjigja e shtetit ishte shumë e qartë dhe e prerë. Ky libër u bllokua menjehërë dhe kjo shoqatë u çlegalizua dhe u pengua nga çdo aktivitet fetar në formë ligjore. Kjo është e “drejta” reale e besimit fetar në sistemin demokratik.
2. Aspekti moral : Imoraliteti, homoseksualizmi, pijet alkoolike, bixhozi etj janë të drejta të individit. Martesa me dy gra ndalohet me ligj, ndërsa imoraliteti me 200 gra është i lejuar me ligj. Para ca kohësh në një shtet demokratik dolën një grup të varfërish para disa autoriteteve përkatëse për të kërkuar të drejtat e tyre dhe përgjigjja ishte : ndërhyn policia, përdor forcën për shpërndarjen e turmës. Po në të njëjtin vend pas pak kohësh dalin një grup homoseksualësh për të kërkuar “të drejtat” e tyre : ndërhyn përsëri policia por këtë herë jo për ti shpërndarë por për ti ruajtur që të kërkojnë “të drejtat” e tyre!!
Martesa burrë me burrë dhe grua me grua është ligjëruar në disa shtete dhe besoj se së shpejti do ta shohim gjithandej [44]. E si të mos jetë e lejuar kur në pushtet janë vetë ata që e frekuentojnë këtë rrugë [45] !! Etj …


Pasi treguam në kapitullin e parë dallimin ndërmjet sistemit demokratik dhe sistemit Islam do trajtojmë në këtë kapitull çështjen : A i lejohet muslimanëve të marrin pjesë në kuvend duke formuar parti apo duke futur në të deputetë të pavarur?
Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje duhet të sqarojmë edhe një herë shkurtimish se kush është roli i kuvendit në sistemin demokratik sepse në të varet nxjerra e gjykimit.
Kuvendi është një autoritet i lart i shtetit i cili përfshin një numër jo të madh njerëzish. Ajo që i lidh ata me njëri tjetrin janë kufijtë gjeografikë. Ata kanë hyrë në këtë vend për të përfaqësuar popullin. Detyra kryesore që kryen kuvendi është : vendosja e ligjeve të cilat kujdesen për mbarvajtjen e shoqërisë.
Në bazë të kësaj që treguam themi se muslimanët në këtë çështje kanë mbajtur qëndrime të ndryshme. Ata kanë dy mendime në këtë çështje. Një grup e lejojnë dhe një grupe e ndalojnë. Ne po i tregojmë të dyja mendimet dhe argumentet e çdo pale, a janë këto dy mendime të pranueshme e më pas do tregojmë atë që është e saktë. Lus Allahun të na udhëzojë në rrugën e drejtë.
§ Tema e parë : Argumentet e atyre që e lejojnë hyrjen në kuvend [46].
Faktikisht argumentet e atyre që e kanë lejuar hyrjen në kuvend nuk kanë qënë të njëjta:
Umer El Eshkar është argumentuar vetëm me ato që i quan dobi të sigurta të cilat arrihen duke hyrë në kuvend. Me sa duket, ka parë se nuk ka argumente të tjera për këtë çështje nga Kur’ani dhe Sun-neti të cilat e mbështesin këtë mendim.
Ndërsa Abdurrahman Ibn Abdul Khalik është argumentuar me tre gjëra : 1. Dobitë që ka marrja e këtyre posteve. 2. Argumentimi me historinë e Jusufit alejhi selam dhe Nexhashiut Allahu e mëshiroftë. 3. Fjalët e disa dijetarëve të cilët e mbështesin qëndrimin e tij. Por nuk ka përdorur asnjë argument tjetër nga Kur’ani dhe Suneti për këtë çështje. Me sa duket, ka parë se nuk ka argumente të tjera për këtë çështje.
Ndërsa Mushir El Misri krahas atyre që përmendëm ka treguar edhe argumente të tjera të cilat i janë dukur si argumente të përshtatshme për çështjen dhe do ti përmendim në vijim.
§ Argumentet nga Kur’ani :
1. Fjala e Allahut të Madhëruar : “Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe dialogo me ta në formën më të mirë” [En-nahl 125]
Forma e argumentimit : Pjesmarrja në kuvend të jep mundësinë të kundërshtosh ato ligje që bien në kundërshtim me Islamin. Të jep mundësinë tu ngresh argumentin anëtarëve të kuvendit sikurse edhe të vendosësh ligjin Islam në shumë çështje. Kështu që kjo hyn në çështjen e daves të cilën e ka bërë detyrë Allahu i Madhëruar.
Përgjigja ndaj këtij argumentimi :
Po të shohësh tefsirin e ajetit ka për tu bërë i qartë gabimi i përdorimit të këtij ajeti në këtë rast : Ka thënë Ibn Xherir Et-taberiu : “Ajeti tregon se ftesa bëhet për në rrugën e sheriatit të cilën e ka ligjëruar Allahu për krijesat. Ndërsa urtësia është shpallja që i ka dhënë Allahu profetit të Tij sal-lAllahu alejhi ue selem” [47]. Ka thënë El Khazin : “Këshilla e mirë d.m.th duke u treguar atyre shpërblimet dhe dënimet [48]. Dialogo me ta në formën më të mirë me butësi” [49].
Ku tregohet në këtë ajet kjo që pretendohet prej atyre që e lejojnë hyrjen në këto kuvende!!
Ky argument na urdhëron që të merremi me dave. Ku thuhet në të që lejohet të bësh lëshime për hir të daves?! “Urtësia” për të cilët flet ajeti është : Vendosja e çdo gjëje në vendin e vet. Ai që e përcakton këtë gjë është sheriati dhe jo logjika njerëzore. As urtësia, as këshilla e mirë dhe as dialogu në formën më të mirë nuk d.m.th të bësh tolerime në fe. Gjithashtu ne u themi : Me që ju ia hapët njerëzve rrugën që ti përdorin ajetet e Kur’anit sipas qejfit edhe pse nuk tregohet në to ajo që pretendohet atëherë ne u themi : Disa njerëz hyjnë dhe punojnë në klubet e alkoolit me pretendimin se bëjnë dave. E kur i pyet ku e ke argumentin që lejohet të hysh në këto vende kur dihet se profeti sal-l Allahu alejhi ue selem e ka mallkuar alkoolin dhe shumë të tjerë që i shërbejnë alkoolit, të thotë : “Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe dialogo me ta në formën më të mirë”. E të thotë : forma më e mirë është që unë tu shërbej atyre dhe tu flas për fenë.
Atë përgjigje që do ti jepni ju që e lejoni hyrjen në kuvende, atë përgjigje u japim edhe ne juve ose përndryshe na thoni që ju e lejoni të punosh nëpër klubet e alkoolit …
Të njëjtën gjë e thotë edhe dikush tjetër që punon në disko, në ato vende që grumbullohen të gjitha të këqijat si alkooli imoraliteti droga etj. Kur ti i thua pse punon atje. Të thotë për të bërë dave dhe për të rregulluar diçka. Por ti i thua që kjo nuk lejohet se atje ka shumë harame dhe ti do ti shohësh të gjitha ato dhe nuk do mundesh ti ndryshosh. Madje ti do tu shërbesh atyre sepse po punon atje. Madje ti me veprimin që bën u thua njerëzve që këto vende nuk janë të këqia. Sidomos kur ti merresh edhe me dave dhe pretendon se u mëson njerëzve fenë. Të thotë : Jo. Unë kam hyrë për të bërë dave. Allahu ka thënë në Kur’an : “Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe dialogo me ta në formën më të mirë”. E kjo formë është me e pranueshme për ta. Sepse unë jam mes tyre, gjë që tregon se unë nuk jam i prapambetur dhe as nga ata që s’marrin vesh nga “jeta”. Kështu unë i bëj për vete ata në formën më të mirë për ti ftuar në fe!!
Atëherë u themi atyre që e lejojnë hyrjen në kuvende : Çfarë përgjigje do tu jepni këtyre?! Të njëjtën përgjigje do t’ju japim edhe ne juve për lejimin tuaj. E nëse ju nuk keni përgjigje atëherë përgjigjen ua japim ne për të gjitha në këtë libër me lejen e Allahut të Madhëruar.
Ka thënë Albani : “Hyrja e muslimanëve në këto kuvende të cilat janë të ngritura jo në parime Islame është më e keqe se shembulli që thonë njerëzit : “Filani për të ndërtuar një shtëpi prish një qytet” sepse këta po prishin edhe shtëpinë edhe qytetin. Ngaqë këta nuk bëjnë asgjë me anë të këtyre veprimeve. E vërteta është për tu thënë : Këtu ka vend ndjekja e dëshirës, sepse njeriu ka dëshirë të duket dhe të ngrihet lart të hipi në karriget e larta që të thonë njerëzit : Filani është ministër apo zëvendës ministër etj. Shpirti ia zbukuron njeriut këtë veprim duke e justifikuar se duhet tu tregoj atyre fjalën e vërtetë sepse nuk është e mundur tu tregosh të vërtetën parisë vetëm se duke hyrë në këto vende. Por ky justifikim nuk është i pranuar. Gjithashtu ata që hyjnë në këto kuvende nuk kanë mundësi të ndryshojnë gjë në to. Së fundi dua të tërheq vëmendjen për një çështje për të cilën kam folur shumë. A kjo është rruga për të ndërtuar një shoqëri Islame, duke hyrë në një vend që nuk gjykon me ligjin e Allahu?! Ai që nuk e ka diçka nuk ka si t’ua japë atë të tjerë!! Unë besoj se rruga për të ngritur një shoqëri Islame është duke ecur në rrugën e Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue selem i cili na ka lënë një metodikë gjithëpërfshirse të cilën e ka përmbledhur në një fjalë ku thotë : “Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal- Allahu alejhi ue selem”. A iu bashkangjit profeti sal-l Allahu alejhi ue selem mushrikëve të Mekës për ti rregulluar ata, siç veprojnë këta që duan të hyjnë në kuvende?! Apo e shfaqi fjalën e vërtetë sidomos fjalën e teuhidit “Dije se nuk ka të Adhuruar tjetër veç Allahut”. Qëndroi profeti sal-l Allahu alejhi ue selem 13 vjet duke i ftuar njerëzit në teuhid. E ndërkohë ai i edukonte shokët e tij që ti jepnin përparësi jetës së Ahiretit para kësaj jete. A po e ndjekim ne këtë rrugë?! Ata që duan të bëjnë rregullime me anë të hyrjes në kuvend e kanë harruar rrugën e vërtetë e cila është : “Pastrimi dhe Edukimi”. Këto janë dy fjalë për të cilat unë i ftoj muslimanët të qëndrojnë tek to dhe ti kuptojnë mirë dhe të punojnë për ti zbatuar ato… Përkundrazi përdorimi i këtyre metodave është në të vërtetë pengues për të ecur në rrugën e drejtë në të cilën duhet të ecim” [50].
2. Ka thënë Allahu i Madhëruar : “I thanë : O Shuajb, ne nuk kuptojmë shumë prej asaj që na thua. Ne të shohim të ty dobët edhe sikur mos jetë pala jote (fisi yt që të mbron) ne do të të vrisnim me gurë” [Hud 91]
Forma e argumentimit : Ka thënë Abdurrahman Es-sa’di – Allahu e mëshiroftë – : Allahu i mbron besimtarët me forma të shumta, disa mund ti dinë e disa jo. Allahu mund ti mbrojë ata duke bërë shkak fiset e tyre. Siç e mbrojti Shuajbin alejhi selam prej vrasjes me anë të fisit të tij. Prandaj krijimi i këtyre lidhjeve të cilat bëhen shkak që të mbrohet Islami dhe muslimanët lanë të lejuara mbase edhe detyrë. Sepse rregullimi është detyrë në bazë të mundësisë. Prandaj nëse përpiqen muslimanët të cilët janë nën pushtet jomusliman dhe punojnë që të arrijnë të drejtat e tyre fetare dhe jetike është më e mirë se sa të dorzohen që shteti të kujdeset për ti fshirë të drejtat e tyre fetare dhe jetike. Nëse kanë mundësi që ta kenë ata pushtetin në dorë kjo është detyrë por nëse nuk munden atëherë të përpiqen të ruajnë e të mbrojnë fenë dhe jetën e tyre”.
Përgjigje ndaj këtij argumentimi :
U themi : Nuk është e ndaluar të përfitosh prej lidhjeve shoqërore, farefisnore qofshin apo jo për të mbrojtur dhe ndihmuar Islamin dhe muslimanët. Askush nuk e kundërshton këtë. E gjithë biseda është e përqendruar tek çmimi që duhet të paguajnë muslimanët kundrejt kësaj dobie. Nëse është çmim i kësaj jete nuk ka problem. Por nëse është çmim fetar që d.m.th të përfitosh prej tyre kundrejt tolerimeve fetare, këtu qëndron problemi. Ajeti nuk flet fare se çfarë çmimi lejohet të japësh për të fituar këto lidhje. Kështu që ne i kërkojmë këto të dhëna nga argumentet e tjera të Kur’anit dhe Sun-netit. Imam Es-sa’di nuk ka folur në fjalën që treguat për çështjen e ligjeve dhe të drejtës së tyre. As nuk ka folur për çështjen e tolerimeve fetare. Kështu që nuk ka se si të merret fjala e tij si argument për diçka që ai nuk ka folur për të. Por edhe sikur të kishte folur, fjala e tij nuk është argument në fe. Fjala e tij sikur të ishte e qartë për këtë temë do kishte nevojë të mbështetej me argumentet fetare.
Po të vëresh argumentet e atyre që e lejojnë hyrjen në kuvend, do shohësh se argumentet e tyre kanë disa cilësi të përbashkëta. Ato janë të përgjithshme si ajeti në fjalë të cilin mund ta përdorë çdokush për të kotën e vet. Gjithashtu përmbajnë më shumë se një kuptim ose mundësi për tu kuptuar që d.m.th nuk e shprehin qartë idenë që pretendohet prej tyre. Ku thuhet në të se Shuajbi alejhi selam pranoi të bëjë harame për hir të daves?! A të bazohemi në këtë ajet dhe të lemë të gjitha ajetet e qarta që kanë zbritur në lidhje me detyrat dhe ndalesat që ka muslimani?! A ti zbatojmë disa ajete e disa jo?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://fejaislame.forumarabia.com
 
E VERTETA E QARTE''PJESA E DYTE''
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: libra-
Kërce tek: