feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 E VERTETA E QARTE''PJESA E TRETE''

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

MesazhTitulli: E VERTETA E QARTE''PJESA E TRETE''   Wed Mar 23, 2011 5:53 pm

Argumentimi me historinë e Jusufit alejhi selam [51]:


Kështu që profeti sal-lAllahu alejhi ue selem nuk pranoi të shkëmbejë sigurinë me lënien e tregimit të të vërtetës duke ditur se xhaxhai i tij nuk i kërkoi që të thotë atë që thonë dhe besojnë ata, por vetëm të Jusufi alejhi selam kërkoi të bëhej ministër në një shtet jobesimtar për të arritur që të kryejë disa gjëra të dobishme për mbarë popullin. Kjo dobi ishte shpëtimi i popullit prej urisë që pritej të vinte në Egjipt në bazë të ëndrrës që kishte parë mbreti dhe shpjegimit që i dha Jusufi asaj ëndrre edhe pse ai nuk kishte mundësi të mbante drejtësi të plotë ndërmjet tyre dhe as të gjykonte me ligjin e Allahut. E patjetër që do gjykonte me ligjet e mbretit. Kështu që lejohet marrja e një posti të lartë (psh si ministër) në vendet ku nuk gjykohet me ligjet e Allahut nëse ka në të dobi të mëdha ose largimi i disa dëmeve të mëdha.
Përgjigje ndaj këtij argumentimi :
Fillimish duhet pasur parasysh se argumentimi me historinë e Jusufit, që lejohet të hysh në kuvend është argumentim i gabuar për vet faktin se ndërmjet postit të ministrit në të cilin ishte Jusufi aljehi selam dhe deputetit ka dallim jo të vogël. Megjithatë përgjigja do jepet në bazë të argumentimit që kanë dhënë ata që e kanë lejuar.
“Disa njerëzve u pëlqen të argumentohen me historinë e Jusufit alejhi selam kur i tha mbretit që nuk gjykonte me ligjin e Allahut “Më bëj mua drejtues të pasurisë. Unë jam besnik i ditur”[Jusuf 55]. Por krahasimi me rastin e Jusufit është krahasim i kotë. Sepse Jusufi alejhi selam nuk e kërkoi pushtetin deri sa i tha vet mbreti : “Ti sot tek ne ke pushtet dhe je besnik” [Jusuf 54] D.m.th ke të drejtë të urdhërosh dhe njerëzit të të binden e të mos urdhërohesh prej ndokujt. Po qe se një shtet jobesimtar që nuk gjykon me ligjet e Allahut i thotë një muslimani : Eja merre ministrinë nën drejtim. Ke të drejtë që të vendosësh vet dhe ne nuk ndërhyjmë në punën tënde por do zbatojmë urdhërat e tua, në këtë rast nuk ka problem për këtë musliman nëse e pranon këtë kërkesë. Përndryshe çdo përfitim që mund të përfitojë davja prej këtij njeriu është i përkohshëm (sepse pas tij do vijnë të tjerë) dhe nuk barazohet me dëmin e madh që ka hyrja e tij në këtë post d.m.th me dëmin e zbutjes së gjynaheve në sytë e njerëzve të cilët e shohin këtë njeri duke i kryer këto gjynahe (në emër të fesë)” [52].
“Kështu që ka dallim të madh ndërmjet atij të cilit i thuhet : “Ti sot tek ne ke pushtet dhe je besnik” dhe atij që i kërkohet të betohet në Allahun që do jetë besnik ndaj ligjit që e vendos popullin në gradën e Allahut të Madhëruar dhe të betohet se do zbatojë politikën e shtetit (e jo politikën personale)” [53]. Prandaj ky krahasim është i gabuar.
Por edhe sikur të jetë e saktë që Jusufi e kërkoi pushtetin vet, ai ishte profet dhe kishte sheriatin e tij që e kishte urdhëruar Allahu ta zbatonte. Ndërsa ne nuk e kemi për detyrë të zbatojmë sheriatin e tij sidomos kur bie në kundërshtim me sheriatin tonë. Është transmetuar në disa hadithe që e tregojnë qartë që kërkesa e pushtetit nuk është gjë e mirë dhe përfundimin nuk e ka të mirë.
· Nga Abdurrahman Ibn Es-semurah transmetohet se profeti sal-l Allahu alejhi ue selem i ka thënë : “O Abdurrahman Ibn Es-semurah mos kërko të bëhesh i parë sepse nëse ti e merr drejtimin me kërkesën tënde ka për të mbështetur Allahu tek ai (pushteti yt) ndërsa nëse të vjen pa kërkesën tënde ka për të ndihmuar Allahu” [54].
· Nga Ebu Hurejreh radi Allahu anhu transmetohet se profeti sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë : “Ju do jeni lakmitarë për tu bërë prijësa por ai (post) do jetë pendim ditën e Gjykimit. Sa i mirë është kur e merr dhe sa i keq kur e le” [55].
· Nga Ebu Musa transmetohet se ka thënë : Hyra tek profeti sal-l Allahu alejhi ue selem dhe me mua ishin dhe dy djem të xhaxhait tim. I tha njëri prej tyre profetit sal-l Allahu alejhi ue selem : O i dërguari i Allahut na bëj prijësa, në një prej vendeve që të ka dhënë Allahu. Të njëjtën gjë i tha edhe tjetri. Tha profeti sal-l Allahu alejhi ue selem : “Pasha Allahun, ne nuk ia japim këtë detyrë atyre që e kërkojnë dhe as atyre që e lakmojnë” [56].
Sç e sheh këto janë hadithe të qarta që tregojnë se kërkimi i këtyre posteve nuk është i mirë, madje përfundimin e ka të keq, vetëm nëse ky njeri ka frikë Allahun dhe zbaton urdhërat e Tij. Por kjo është pothuajse e pamundur në ditët e sotme ku ai që ka poste të tilla është i detyruar të ecë në bazë të një rruge të përcaktuar nga lart.
Gjithashtu nëse disa njerëz thonë se Jusufi alejhi selam mori përsipër vetëm pasurinë e mbretërisë, i themi : Kjo është në sheriatin e tij, ndërsa në Islam marrja e këtij posti kur prijësi është njeri mizor që u bën padrejtësi njerëzve nuk lejohet. Kështu që ne kemi për detyrë të zbatojmë sheriatin tonë dhe jo atë të Jusufit alejhi selam, sidomos kur ai bie në kundërshtim me Sheriatin tonë. Allahu i ka dhënë profetëve sheriate të ndryshme dhe i fundit është Sheriati Islam i cili ka shfuqizuar të gjitha Sheriatet e mëparshme. Kanë ardhur hadithe të qarta nga profeti sal-l Allahu alejhi ue selem që e ndalojnë marrjen e këtij posti në rast kur prijësi është mizor dhe u bën padrejtësi njerëzve.
§ Transmeton Ebu Seid dhe Ebu Hurejreh radiallahu anhuma se profeti sal-l Allahu alejhi ue selem ka thënë : “Do vijë një kohë për njerëzit, që paria e tyre do jenë disa njerëz mendjelehtë të cilët afrojnë njerëzit e këqinj, largojnë njerëzit e mirë dhe vonojnë namazin. Kush i arrin ata të mos bëhet përgjegjës [57], as polic, as taksa mbledhës dhe as arkëtar” [58]. Ky hadith e hedh poshtë argumentimin me historinë e Jusufit alejhi selam sepse Jusufi mori përsipër një post që lejohej për të, ndërsa për ne jo sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue selem e ka ndaluar këtë punë.
Ka thënë Albani : “Në një prej ditëve të kaluara kemi folur për çështjen e zgjedhjeve dhe se ato nuk janë të ligjëruara (në Islam) dhe folëm për disa grupe që janë futur në këto kuvende të cilat janë ngritur jo mbi gjykimin me ligjin e Allahut. Një person që ishte prezent nxorri si argument, historinë e Jusufit alejhi selam i cili i tha (mbretit) : “Më bëj mua drejtues të pasurisë. Unë jam besnik i ditur”. [Jusuf 55]. Kështu që Jusufi ishte drejtues në pushtetin e një prijësi mosbesimtar. Atëherë pse nuk lejohet që të hyjnë muslimanët në kuvend?!
Përgjigja është në dy aspekte ose më shumë : Jusufi alejhi selam nuk arriti atje me rrugën e votimeve të palejuara. Por Allahu i Madhëruar e sprovoi atë me anë të gruas së mbretit dhe për atë shkak ai u fut në burg. E vazhdon historia e tij në burg me dy shokët e burgut. Më pas njëri prej tyre del dhe bëhet shërbëtor i mbretit ndërsa tjetri vritet. Pas disa vitesh sheh mbreti një ëndërr dhe pyet se kush mund ta shpjegojë. Atëherë kujtohet ai që shpëtoi dhe shkon pyet Jusufin alejhi selam për ëndrrën dhe ia çon përgjigjen mbretit. Atëherë mbreti tha: Ma sillni këtu se dua ta veçoj atë për veten time. Atëherë i tha Jusufi alejhi selam : “Më bëj mua drejtues të pasurisë. Unë jam besnik i ditur”. Kështu që Jusufi alejhi selam nuk ndoqi asnjë rrugë për tu bërë i parë, madje as nuk i kishte shkuar ndërmend diçka e tillë. Por Allahu i Madhëruar i caktoi atij këto ndodhi të ndryshme deri sa e zgjodhi mbreti për veten e tij dhe e bëri ministër në shtetin e tij. E ai filloi të gjykojë me sheriatin e tij dhe me shpalljen që i dha Allahu i Madhëruar e jo me ligjet e mosbesimtarëve. Ndërsa ne sot trokasim portat e shirkut, porta idhujtarie dhe kufri. Është i pastër Jusufi alejhi selam nga këto e nuk ka mundësi që atij ti shkojnë ndërmend e jo më ti trokasë me të vërtetë. Zgjedhjet përshtaten me sistemet e mosbesimtarëve të cilët nuk bëjnë dallim ndërmjet njerëzve, në bazë të besimit dhe as në bazë të gjinisë. E kur hapen portat e zgjedhjeve hyn në to çdokush i mirë qoftë apo i keq pa asnjë lloj dallimi. Në përfundim zakonisht ata që fitojnë janë njerëzit më të këqinj të shoqërisë. A përshtatet për ne që të ecim në këtë rrugë të mosbesimtarëve dhe të argumentohemi për të me historinë e Jusufit alejhi selam?! Dallimi është si nata me ditën ndërmjet historisë së Jusufit dhe realitetit të zgjedhjeve sot. Pastaj kjo që ka bërë Jusufi alejhi selam është sheriat që ka qënë para nesh dhe profeti sal-l Allahu alejhi ue selem ka thënë : “Dërgohej profeti tek populli i vet ndërsa unë jam dërguar tek të gjithë njerëzit”. Kështu që nuk është e saktë që argumentohet nxënësi i dijes me një ajet që ka të bëjë me një sheriat që ka qënë para nesh”
Më pas foli shejhu për një çështje tjetër dhe në fund tregoi një rregull shumë të rëndësishëm ku tha : “Çështjet e njohura në formë të prerë në fe nuk hidhen poshtë për shkak të disa dyshimeve që mund të lindin prej një argumenti qoftë ky edhe në sheriatin tonë. Sepse ndjekja e këtyre argumenteve hyn tek ajeti që thotë : “ata ndjekin ajetet muteshabihe [59] me qëllim fitneje dhe devijimi” [Ali Imran 7]. D.m.th gjithmonë njeriu duhet të ecë me parimet e qarta në fe” [60].
Pyetje : A ka gjykuar Jusufi alejhi selam me ligj tjetër veç ligjit të Allahut? Pasha Allahun që është për të ardhur turp që të bëhet një pyetje e tillë për një prej profetëve të Allahut. Njerëzit i kanë bërë shumë padrejtësi Jusufit alejhi selam. Dikur e akuzuan për imoralitet ndërsa sot e akuzojnë se ka gjykuar me ligje të tjera veç ligjit të Allahut. Argumentet që tregojnë se Jusufi nuk ka gjykuar me ligj tjetër veç ligjit të Allahut janë si vijon :
Allahu ka thënë në Kur’an për të : “Kështu Ne i dhamë pushtet Jusufit në tokë. Ai vepron në të si të dëshirojë” [Jusuf 56]. Marrja përsipër e pushtetit nga ana e Jusufit alejhi selam në këtë shtet mosbesimtar nuk d.m.th që ai nuk ishte i lirë të vepronte çfarë të dëshironte. Kur’ani nuk ka treguar që mbreti i vuri kushte Jusufit në këtë pushtet. Shiko se çfarë kanë thënë dijetarët e tefsirit :
Ka thënë Ibnul Arabi : “Nëse dikush thotë : Si ia lejoi vetes Jusufi alejhi selam të bëhet i parë në pushtetin e një mosbesimtari kur ai vet ishte besimtar dhe profet ? Ne i themi : Nuk ishte kërkesa e Jusufit që të merrte në dorë ndonjë post por ishte kërkesë që vet mbreti t’ia linte pushtetin Jusufit alejhi selam të gjithë që ta merrte Jusufi alejhi selam pushtetin e tij. Allahu po të dëshironte ia jepte pushtetin Jusufit me luftë dhe forcë [61].
Ka thënë Muhamed Shakir Esh-sherif : “Fjala që thonë ata që e lejojnë hyrjen në këto poste duke u argumentuar me historinë e Jusufit alejhi selam se ai nuk kishte të drejtë të vepronte çfarë të dëshironte bie në kundërshtim me fjalët e dijetarëve të tefsirit si : Abdurrahman Ibn Zejd Ibn Eslem, Ibn Ueheb, Es-sud-dij, Et-taberi, El Kurtubi, Ibn Kethiri, Ebu Su’ud, En-nejsaburi, En-nesefi, El Hazin, El Begaui, Er-razi, Ez-zemekhsheri, Ebu Haj-jan El Endelusi, Esh-sheujani, Muhamed Tahir Ibn Ashur. Shiko disa prej fjalëve të tyre në shpejgimin e ajetit :
Ka thënë Ibn Xherir Et-taberi në shpejgimin e fjalës së Allahut “Ti sot tek ne ke pushtet dhe je besnik” [Jusuf 54] : “D.m.th ke pushtet për çfarë të dëshirosh”.
Ka treguar Et-taberiu nga Ibn Zejd se ka thënë në shpjegimin e fjalës së Allahut ““Më bëj mua drejtues të pasurisë” : “Faraoni ka pasur shumë magazina jo vetëm me ushqime. Ia dorzoi të gjitha Jusufit alejhi selam. Gjykimin ia la atij në dorë. Ai që zbatohej ishte urdhëri dhe gjykimi i tij”.
Ka transmetuar Et-taberiu nga Es-sud-dij se ka thënë në shjpegimin e fjalës së Allahut “Kështu Ne i dhamë pushtet Jusufit në tokë. Ai vepron në të si të dëshirojë” [Jusuf 56] : “E vendosi mbreti prijës të Egjiptit. Kishte në dorë tregëtinë dhe çdo gjë tjetër. Ky është kuptimi i ajetit : “Kështu Ne i dhamë pushtet Jusufit në tokë. Ai vepron në të si të dëshirojë”.
Gjithashtu ka treguar Et-taberiu fjalën e Ibn Uehebit i cili ka thënë : “Ka thënë Ibn Zejd : fjala e Allahut : “Ai vepron në të si të dëshirojë” : I dhamë atij pushtetin që ishte në atë vend që të veprojë çfarë të dëshirojë. E sikur të dëshironte ta vendoste faraonin poshtë duarve të tij ose sipër, kishte mundësi ta bënte” [62].
Ka thënë El Begaui : “Kështu Ne i dhamë pushtet Jusufit në tokë” d.m.th e bëmë prijës në Egjipt. “Ai vepron në të si të dëshirojë” d.m.th vepron në të çfarë të dëshirojë [63].
Ka thënë Kurtubiu : “Kështu Ne i dhamë pushtet” për çfarë të dëshirojë [64].
Ka thënë En-nesefi : “Ai vepron në të si të dëshirojë” d.m.th në çdo vend që dëshiron të qëndrojë nuk e ndalon kush sepse ato janë në pushtetin e tij [65].
Ka thënë El Hazin : Kuptimi i fjalës pushtet d.m.th : që askush nuk ka mundësi ta kundërshtojë në atë që dëshiron dhe e zgjedh dhe shpjegimi i këtij pushteti është tek fjala e Allahut : “Ai vepron në të si të dëshirojë” [66].
Të njëjtën ide e kanë treguar edhe dijetarët e tjerë që përmendëm më sipër dikush më shkurt e dikush më gjatë.
“Qëllimi i tregimit të këtyre fjalëve të dijetarëve të tefsirit është për të sqaruar se ata kanë rënë dakord se Jusufi alejhi selam kishte të drejtë të plotë veprimi dhe nuk ishte nën pushtetin e mbretit” [67].
Kështu që fjala e atyre që thonë se Jusufi alejhi selam gjykonte me ligje të tjera veç ligjit të Allahut ose ishte i detyruar të heshte dhe të nënshtrohej para ligjit të mbretit është fjalë e gabuar dhe e pa bazë. Kështu që edhe argumentimi i tyre bie poshtë.
Jusufi alejhi selam kur ishte në burg u tha shokëve të tij : “Gjykimi i takon vetëm Allahut” [Jusuf 40]. Në momentin që ai po vuante dënimin e padrejtë ua thotë shokëve të tij këtë gjë pa u frikësuar prej askujt. E si mund të logjikohet që Jusufi alejhi selam pasi të dilte prej burgu e të merrte pushtetin të vepronte të kundërtën e asaj që tha në burg!! Kjo nuk panohet tek njerëzit e thjeshtë e jo më tek profeti i Allahut alejhi selam.
Jusufi alejhi selam nuk bëri asnjë tolerim gjatë jetës së tij që të arrinte në pushtet. Përkundrazi jeta e tij tregon durimin e madh që bëri ai në të gjitha etapat deri sa Allahu i dha pushtetin. Kështu që pushteti i erdhi Jusufit alejhi selam pasi kaloi një numër sprovash në të cilat bëri durim dhe u tregua i devotshëm dhe i pastër nga gjynahet. Shiko se çfarë thotë Allahu i Madhëruar për të : “A ti je Jusufi ? Tha : Unë jam Jusufi dhe ky është vëllai im. Allahu na bëri mirësi. Ai që tregohet i devotshëm dhe bën durim Allahu nuk ia humb shpërblimin bamirësve”. D.m.th Allahu më ngriti në këtë vend sepse u tregova i devotshëm dhe bëra durim. Ndërsa shumë muslimanë sot duan të arrijnë pushtet pa kaluar sprova, pa bërë durim dhe duke bërë tolerime në fe. As devotshmëri e as durim e më pas duan përfundim të mirë!! Ky është mendimi që kanë për Allahun këta!! Nëse e kundërshtojnë dhe nuk bëjnë durim kujtojnë se Allahu do ti ndihmojnë ndërsa nëse ecin drejt duke bërë durim dhe duke u larguar nga haramet kujtojnë se Allahu ka për ti lënë në baltë. Allahu na ruajt.



Fjala e profetit salallahu alejhi ue selem : “Kush shikon një të keqe ta ndryshojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet ta ndryshojë atë me gojën e tij dhe nëse nuk mundet ta ndryshojë atë me zemrën tij dhe ky është besimi më i dobët” [68].
Forma e argumetimit : Profeti sal-l Allahu alejhi ue selem urdhëroi të ndryshohet e keqja e për këtë tregoi disa etapa. Pjesmarrja në kuvend konsiderohet një nga format më të fuqishme për ndryshimin e të keqes.
Përgjigja ndaj këtij argumentimi :
Ndryshimi i të keqes është detyrë sipas mundësisë. Realiteti e ka treguar se muslimanët me anë të këtyre mënyrave kanë bërë një vrimë në ujë. Të mjafton si fakt xhemati i Ihuanëve të cilët kanë 70 vjet që bëjnë lëshime në fe për hir të ndryshimit të të keqes dhe pas kaq kohësh, as të keqen nuk e ndryshuan dhe as vetet e tyre nuk i ruajtën nga haramet.
U themi gjithashtu : Ku thuhet në hadith që për hir të ndryshimit të të keqes lejohet të bësh vet disa të këqia. Madje hadithi tregon të kundërtën, thotë : Ta ndryshojë me atë që ka mundësi. Problemi i argumentimit me këto lloj argumentesh për çështje të tilla i hap portën çdo kujt që ti përdorë argumentet fetare për çdo lloj të kote që dëshiron ai. Pasha Allahun, të thuash : Dua të ndryshoj të keqen, është fjalë e bukur por realiteti është ai që e vlerëson sa e vërtetë është kjo fjalë. Prandaj më sipër treguam për disa njerëz që hyjnë në vendet që janë të mbushura me mëkate dhe argumentohen me argumente të tilla. Gjë që e sqaruam atje prandaj nuk e shoh të nevojshme ta përsëris edhe një herë.
Kjo është një pyetje me telefon që i drejtohet Albanit : Disa vëllezër kërkojnë prej nesh të kandidojmë për deputetë [69], por me kush që të hyjmë për të rregulluar. A lejohet kjo gjë ?
Përgjigja e Albanit : “Nuk lejohet të hysh në kuvendet që gjenden sot në shtetet arabe dhe nuk them në shtetet Islame sepse ato nuk janë ngritur sipas parimeve Islame. Gjithashtu qëllimi i mirë nuk e justifikon mënyrën e keqe për ta arritur atë qëllim. Fjala që thonë ata : “Hyjmë për të rregulluar” është imagjinatë. Realiteti tregon se shumë prej atyre muslimanëve që hyjnë në këto vende për të rregulluar, vet ata rripen (për së gjalli) d.m.th prishen vetë sepse atje është një turli deputetësh që shumica e tyre nuk janë muslimanë. Ata janë pa mjekra. Prandaj kur hyn ndër ta ai që pretendon se do rregullojë, rregullimi i parë që bën është rregullimi i mjekrës së tij. E kështu vazhdon e merr prej saj e merr prej saj deri sa të bëhet mjekër sipas medhhebit disa të njerëzve pa dije atje në Siri që thonë : “Mjekra më e mirë është ajo që sapo ka mbirë”” [70].
2. Ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue selem : “Do vijnë disa prijësa, do shihni prej tyre të mira e të këqija. Kush i kundërshton ata ka shpëtuar. Kush largohet prejt tyre ka shpëtuar ndërsa kush përzihet me ta është shkatërruar” [71].
3. Gjithashtu ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue selem : “Do tju vijnë disa prijësa. Do shihni prej tyre të mira dhe të këqija. Kush e urren (të keqen) ka shpëtuar, kush e kundërshton atë ka shpëtuar ndërsa ai që kënaqet dhe e ndjek atë (është shkatërruar)” [72].
Forma e argumentimit : Këto hadithe dhe të tjera hadithe të tilla të shumëta tregojnë se lejohet të marrësh pjesë në kuvend, mbase edhe mund të jetë detyrë ndonjëherë. Sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue selem tregon qëndrimin që duhet të mbajë muslimani kundrejt prijësve të devijuar. Nëse ai largohet prej tyre ka shpëtuar. Nëse bashkohet me ta dhe hesht kundrejt të këqijave të tyre është shkatërruar dhe nëse i kundërshton ka shpëtuar. Ky kundërshtim mund të jetë në ambjentet e hapura të shoqërisë dhe mund të jetë në kuvend. Kjo e dyta pa dyshim që është më e fuqishme dhe me influencë më të madhe. Ajo mund të çojë – edhe pse në raste të rralla – në ndryshimin e të keqes. E meqenëse kjo mundësi ekziston atëherë ajo është më e mira, sepse fjala e profetit sal-l Allahu alejhi ue selem “kush i kundërshton” nuk është qëllimi thjesht ti kundërshtosh me gojë por hyn këtu edhe ndryshimi i të keqes për atë që ka mundësi. Këtë gjë e mbështet edhe hadithi i mësipërm : “Kush shikon një të keqe ta ndryshojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet ta ndryshojë atë me gojën e tij dhe nëse nuk mundet ta ndryshojë atë me zemrën tij dhe ky është besimi më i dobët”.
Përgjigja kundrejt këtyre argumenteve :
U themi : Këto argumente janë në të vërtetë argumente kundër jush e jo për ju. Sepse ju edhe ju pse kundërshtoni disa të këqia, shumicën e tyre nuk i kundërshtoni, madje të keqen më të madhe – të drejtën e vendosjes së ligjeve – nuk e kundërshtoni sepse po ta kundërshtoni do fluturoni, nga ai vend. Ju do tu flisni deputetëve për haramet dhe do lini pa u treguar teuhidin. A besoni ju se davja duhet filluar gradualisht?! E gjëja më e rëndësishme është teuhidi. Sidomos ato çështje në teuhid në të cilat njerëzit bien në kundërshtim me to përditë. Çfarë dobie ka ti flasësh atyre për haramet apo për të kërkuar një të drejtë kur ti hesht ndaj teuhidit, çështjes thelbësore të Islamit?! A ky është ndryshimi i të keqes që bëni ju?!
Shembulli juaj në këto vende është si shembulli i një personi që hyn tek tyrbet për të shërbyer në to. Në to ka njerëz që i luten dhe i bëjën tavaf varreve dhe pasi hyn nuk u flet njerëzve për çështjen bazë, por u flet për pijet alkoolike apo për kamatën apo për diçka tjetër duke mos harruar edhe shërbimin që u bën atyre. La pa kundërshtuar gjënë më të madhe e më pas çfarë dobie ka të flasësh për të tjerat?! Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem kur e dërgoi Muadhin në Jemen i tha : “Gjëja e parë në të cilën do ti ftosh është të adhurojnë vetëm Allahun e nëse e pranojnë atëherë urdhëroi të falin pesë vaktet e namazit…” [73].
Atëherë ju keni rënë tek grupi që ka thënë profeti sal-lAllahu alejhi ue selem : “ndërsa kush përzihet me ta është shkatërruar”. Arsyeja është sepse ju – siç e thamë – do heshtni “për hir të daves” nga disa çështje, madje nga çështjet më kryesore të fesë veç lëshimeve dhe tolerimeve dhe harameve që ju bëni vet atje. Mos thotë njeri se këto nuk janë të vërteta?! Realiteti 70 vjeçar i ka treguar këto gjëra. Prandaj ju nuk jeni as me ata që kanë shpëtuar se u larguan dhe as me ata që e kundërshtuan. Kështu që nuk ngelet vetëm se grupi i tretë të cilit ju i përkisni në të vërtetë. Madje e përfaqësoni atë. Atëherë këto hadithe janë argumente kundër jush e jo për ju.
Ka thënë Albani : “Hyrja në kuvend nuk është rruga e profetit sal-l Allahu alejhi ue selem. Davja e profetit sal-l Allahu alejhi ue selem dhe e te gjithë profetëve ka qenë e përqendruar tek fjala : “Adhuroni Allahun dhe largohuni nga taguti”. Shiko jetën e Nuhut alejhi selam 950 vjet me popullin e tij. Për çfarë i ka ftuar njerëzit? I ka ftuar për teuhid. Sot shumë grupe na qortojnë ne dhe na thonë deri kur do merreni ju me teuhid e me Kur’an e Sun-net ndërkohë që çifutët kanë pushtuar vendin etj etj? Ata në të vëretë nuk na kundërshtojnë ne por profetët e sidomos atë që ka jetuar më gjatë se të tjerët Nuhun alejhi selam. Këta njerëz nuk e njohin vlerën e teuhidit. Ata e kanë harruar fjalën e profetit sal-l Allahu alejhi ue selem që ka thënë : Kush thotë : “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut me sinqeritet në zemër ia bën Allahu haram trupin e tij zjarrit”. Nuk e njohën madhështinë e teuhidit prandaj u larguan. Ku shkuan? Shkuan tek ato gjëra që nuk i kanë në dorë dhe as nuk kanë mundësi ti arrijnë kurrë. Profeti sal-l Allahu alejhi ue selem nuk i shoqëroi mushrikët në rrugën e tyre dhe nuk eci me ta në humbjen e tyre me qëllim që tu tregonte atyre argumentet me mënyra diplomatike siç duan të bëjnë këta. Unë jam i sigurt se këta muslimanë “selefi” – me kupimin alegorik jo real sepse ata kanë devijuar nga kjo rrugë pjesërisht – do ndikohen prej të tjerëve e nuk kanë për të ndikuar tek të tjerët. Ne i kemi parë ata në Siri. Ndonjëri prej tyre mund të hyjë atje me mjekër të madhe mirëpo sa hyn fillon e shkurton dhe e shkurton deri sa të bëhet mjekër Siriane për të cilën ata thonë : “Mjekra më e mirë është ajo që sapo ka mbirë” d.m.th e shkurton me makinë nr 1 apo nr 2. Ne po flasim në bazë të realitetit, pastaj ne e dimë ndikimin që ka rryma që merr çdo gjë përpara, ndikimin që ka posti dhe karrigia. Këta hyjnë në kuvend duke përdorur një hile të shejtanit shumë të rrezikshme, hyjnë me justifikimin se duan të rregullojnë. O vëlla ec në rrugën e daves që ke qënë siç ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue selem : “Nëse udhëzon Allahu në duart e tua një person është më e dashur për mua se devetë e kuqe”. Allahu ka udhëzuar me anë të daves selefije mijëra njerëz për mos thënë miliona. Por nëse këta do hyjnë në politikë atëherë davja do dobësohet. E kjo është ajo që u ka ndodhur ihuanëve dhe partisë liberale të cilët nuk kanë përfituar asgjë prej daves së tyre, asgjë me gjithë lakminë e madhe që kanë pasur për thirrjen në çështjen e që e quajnë : “Gjykimi i takon vetëm Allahut”. Themi : Gjykimi i takon Allahut, vetëm për prijësat ndërsa për ne jo?! Kam dëgjuar disa hatiba atje në Siri që flisnin në hytbe kundër parisë që gjykojnë jo me ligjet e Allahut mirëpo ai e kundërshton ligjin e Allahut në veten e tij në namazin e tij dhe adhurimet e tij. Kur e këshillon për këto të thotë : Ky është medhhebi i Ebu Hanifes. Gjykimi me ligjet e Allahut a ka të bëjë vetëm me mosbesimtarët?! Gjithashtu edhe muslimanët e kanë detyrë që ta njësojnë Allahun në gjykim. I këshillojmë vëllezërit tanë kudo që ndodhen, nëse dëshirojnë kënaqësinë e Allahut të mos hyjnë në këto kuvende sepse ata kundërshtojnë Islamin. Allahu i është drejtuar profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue selem duke i thënë : “E sikur mos të të kishim forcuar do kishe anuar nga ata pak”. [El Isra 73-75]. Ndërsa këta kanë anuar shumë sepse këta i përkrahin këto ligje. Së fundi më shkruajti një vëlla nga Jemeni i cili më tregonte se në to ata pohojnë kamatën, imoralitetin, alkoolin etj. E si mund të bëhet rregullimi në këtë formë?!” [74].
4. Marrveshja e fudulit : Marrveshje e cila është bërë në kohën e e injorancës dhe u quajt : Marrveshja e fudulit. I dhanë besën njerëzit njëri tjetrit në të që do ndihmojnë atë që i bëhet padrejtësi prej cilit do fis qoftë. Në këtë marrveshje kishte marrë pjesë edhe profeti sal-l Allahu alejhi ue selem dhe ka thënë për të : “Kam marrë pjesë në një marrveshje në shtëpinë e Abdullah Ibn Xhed’anit nuk do ta shkëmbeja atë pjesmarrje edhe me devetë e kuqe”. Shkaku i kësaj marrveshjeje ishte se kurejshët i bënin padrejtësi njerëzve në vendin e shenjtë. Prandaj u ngrit Abdullah ibn Xhed’an dhe Zubejr Ibn Abdul Mut-talib dhe i thirrën njerëzit në këtë marrveshje për të ndihmuar atë që i është bërë padrejtësi.
Forma e argumentimit : Kjo ishte një marrveshje ndërmjet disa njerëzve për të ndaluar padrejtësinë dhe për të mos e lejuar atë. Kjo është e ngjashme me atë që bën deputeti në kuvend, sepse qëllimi është arritja e dobive dhe largimi i dëmeve edhe pse çdo njëri prej tyre ka një këndvështrim të ndryshëm për dëmet dhe dobitë. Megjithëse kjo marrveshje ndodhi në kohën e injorancës ajo mori legjitimitetin e vet nga fjala e profetit sal-l Allahu alejhi ue selem : “Nëse më ftojnë për një gjë të tillë në Islam do marr pjesë”. Por siç dihet padrejtësia nuk është e njëjtë në konceptin e të gjithë njerëzve. Besimet mund të ndryshojnë në këtë. Islami e ka hedhur poshtë një numër çështjesh që janë padrejtësi të cilat i vepronin mushrikët dhe mendonin se ato janë drejtësi ose nuk janë padrejtësi. Kemi për qëllim këtu të themi se profeti sal-l Alalhu alejhi ue selem nga që e pa që dobia ishte më e madhe se dëmi edhe pse e dinte që ata kishin gjëra që mendonin se ato ishin drejtësi por në të vërtetë ato ishin padrejtësi pranoi të marrë pjesë në atë marrveshje.
Përgjigja kundrejt këtij argumentimi :
Pranimi i kësaj marrveshjeje në atë formë që kishte marrë pjesë vet profeti sal-lAllahu alejhi ue selem nuk është i ndaluar. Po të shohësh shkakun pse u bë kjo marrveshje ke për ta kuptuar se ky argument nuk ka lidhje fare me këtë që thonë këta. Shkaku ishte padrejtësia që i bënin njerëzit njëri tjetrit duke i marrë pasurinë ose duke i cënuar nderin. Nuk ka vend këtu për të diskutuar se kush ishte koncepti i padrejtësisë për njërin apo tjetrin se aty flitej për gjëra të qarta si ato që treguam. Marrja e pasurisë pa të drejtë dhe prekja e nderit.
Megjithatë ne u themi këtyre : Meqenëse se profeti sal-lAllahu alejhi ue selem kishte dëshirë të merrte pjesë në marrveshje të tilla edhe pse njerëzit nuk bien të gjithë dakord në konceptin e padrejtësisë e si rezultat disa mund të quajnë padrejtësi atë që nuk e quajnë të tjetër padrejtësi, a mund të thoni psh : Nëse shkon te këta një person që i ka dhënë para me kamatë një tjetri dhe ky i fundit i ka kthyer vetëm paratë që ka marrë, ndërsa kamatën nuk ia ka dhënë. A mund të thoni se profeti sal-lAllahu alejhi ue selem do merrte pjesë me ta që t’ia merrnin me forcë kamatën atij njeriu dhe t’ia jepnin kamatën atij që e kërkonte?! Duke qenë se disa prej pjesmarrësve në këtë marrveshje e quajnë këtë gjë drejtësi…?! Shembuj të tillë ka shumë. Përgjigja është e qartë. Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem edhe pse e ka thënë : “Po të më thërrasin do marr pjesë në këtë marrveshje” por nuk është e mundur që ai ti ndihomjë njerëzit për atë që ata e quajnë “drejtësi” edhe pse profeti sal-lAllahu alejhi ue selem e konsideron atë padrejtësi.
Marrim një shembull tjetër. Nëse shkon një prostitutë tek paria e kësaj marrveshjeje dhe u thotë : Filani nuk më ka dhënë pasurinë që më takon kundrejt imoralitetit që bëri me mua. Prandaj ju lutem më ndihmonë të marr të drejtën time. A mendoni ju se profeti sal-l Allahu alejhi ue selem do shkonte ti ndihmonte këta njerëz për ti dhënë të drejtën prostitutës sepse një pjesë e atyre që marrin pjesë në këtë marrveshje e quajnë këtë kërkesë të drejtë!! Po ta mendojnë ata që argumentohen me këtë argument se ku i çon ky argumentim do turpëroheshin prej veteve të tyre, sepse ata e bëjnë profetin sal-lAllahu alejhi ue selem si këta muslimanët e sotëm që u thonë njerëzve atë që nuk e veprojnë dhe veprojnë atë që nuk u është urdhëruar. Nuk mund ta mendojë një musliman i mirë se profeti sal-lAllahu alejhi ue selem i ndihmon njerëzit për atë që Allahu e ka quajtur padrejtësi. Pasha Allahun kjo nuk mund të ekzistojë kurrë.
Ka thënë Imam Neueuiu : “Vllazëri dhe marrveshja për t’ju bindur Allahut të Madhëruar për tu ndihmuar në fe për të mira dhe devotshmëri dhe ngritjen e të vërtetës është në fuqi dhe nuk është shfuqizuar. Ky është kuptimi i hadithit të profetit sal-lAllahu alejhi ue selem : “Çdo marrveshje që ishte para Islamit, Islami vetëm se e ka përforcuar”, ndërsa fjala e profetit sal-lAllahu alejhi ue selem : “Nuk ka marrveshje në Islam” d.m.th marrveshje për të trashëguar [75] dhe marrveshjet për gjëra që i ka ndaluar Islami. Allahu e di më mire” [76]. Siç e sheh Imam Neueuiu tregon se marrveshjet që bien ndesh me Islamin nuk lejohen dhe bazohet në hadithin që tregoi më sipër i cili thotë : “Nuk ka marrveshje në Islam”.
E njëjta përgjigje është për çdo marrveshje që mund të tregojnë ata që e lejojnë hyrjen në kuvend. Si marrveshja me Fisin Huza’a ose marrveshja që do bëjnë muslimanët me romakët në kohën e fundit. Të gjitha këto marrveshje nuk dalin nga kufijtë e Islamit prandaj nuk ka të drejtë njeri ti përdorë ato si argumente që lejohet për muslimanët të bashkëpunojnë me mosbesimtarët dhe ti ndihmojnë ata në gjynahe. Këtë çështje do ta sqarojmë edhe më gjerë në kapitullin e mëposhtëm ku do të flasim për gjykimin e votimit in shallah.
5. Zakoni i mbrojtes : Kjo është një përpjekje për të përfituar prej ligjeve të përgjithshme që ishin nën pushtetin e injorancës.
Në kohën e injorancës ka ekzistuar zakoni i mbrojtjes që d.m.th se njerëzit mbronin njëri-tjetrin. Kështu që kush hynte në mbrojtjen e ndonjë fisi ata e ruanin atë sikur të ishte njëri prej tyre dhe nuk e dorzonin. E për këtë ata ishin gati që të merrnin përsipër të gjitha llojet e vështirësive. Muslimanët përfituan prej këtij zakoni. Profeti sal-l Allahu alejhi ue selem hyri në mbrojtjen e xhaxhait të tij Ebu Talib i cili e mbronte prej mushrikëve që të mos i bënin keq. Gjithashtu edhe disa sahabe kanë përfituar prej këtij zakoni si psh Ebu Bekri ose Uthman Ibn Medh’un radi Allahu anhum. Gjithashtu përfituan muslimanët prej këtij zakoni kur bënë hixhret në Habeshe duke u strehuar tek një mbret i krishter për tu mbrojtur prej kurejshëve.
Forma e argumentimit : Muslimani mund të përfitojë prej disa marrveshjeve të shoqërisë edhe pse ajo shoqëri është jo Islame në lidhje me mbrojten e fesë së tij. Kjo gjë nuk është e ndaluar edhe pse ata janë mosbesimtarë dhe në humbje.
Përgjigja kundrejt këtij argumentimi :
Ka dallim shumë të madh ndërmjet dy rasteve. Askush nuk e ka ndaluar të përfitojnë muslimanët prej zakoneve të mira që ekzistojnë në shoqërinë ose sistemin shoqëror në të cilin jetojnë muslimanët, por me kusht që të mos bjerë në kundërshtim me fenë. Dallimi ndërmjet kuvendit dhe zakonit të mbrojtes është si nata me ditën :
Përfitimi prej zakonit të mbrojtjes është i qartë, i përcaktuar dhe i arritshëm ndërsa përfitimi i hyrjes në kuvende apo i votimeve nuk është as i qartë e as i arritshëm, as shpejt e as vonë.
Ata që përfituan prej këtij zakoni nuk pranuan të bëjnë asnjë lëshim në fe kundrejt këtij përfitimi. Përkundrazi realiteti ka treguar se ata e kanë lënë këtë përfitim që në momentet e para kur kanë kuptuar që mund të bëhet shkak për të kundërshtuar fenë edhe pse kjo gjë i çoi në mundime dhe tortura. Shih psh rastin kur Ebu Talib e mbronte profetin sal-l Allahu alejhi ue selem. Erdhën kurejshët dhe iu ankuan. I tha Ebu Talib profetit sal-lAllahu alejhi ue selem : Djemtë e xhaxhait tënd (kurejshët) pretendojnë se ti i mundon ata në kuvendet e tyre dhe në xhaminë e tyre pranda mos i mundo më. Atëherë i ngriti profeti sal-l Allahu alejhi ue selem sytë nga qielli dhe tha : A e shihni diellin ? I thanë : Po. Aq sa keni ju mundësi të merrni prej këtij dielli një pjesë të tij aq kam edhe unë mundësi të ndalohem prej asaj që veproj [77]. Në një transmetim thuhet se Ebu Talibi i tha : O djali i vëllait tim, populli më erdhi dhe më thanë kështu e kështu, prandaj ruaj veten tënde dhe më ruaj edhe mua dhe mos më detyro të mbart atë që se mbart dot as unë edhe as ti. Prandaj leri ato fjalë që i urren populli yt. Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem mendoi se xhaxhai i tij nuk do ta ndihmonte më dhe u dobësua në qëndrimin krah tij. I tha profeti sal-lAllahu alejhi ue selem : O xhaxha : sikur të ma vendosin diellin në krah të djathë dhe hënën në krah të majtë nuk kam për ta lënë këtë çështje deri sa ta ngrejë Allahu atë lart ose të vdes duke punuar për të. E këtu qau profeti sal-lAllahu alejhi ue selem.
heshtë dhe mos dëgjojnë ata prej tij atë që e urrejnë.
Pasi vdiq Hadixhja radiallahu anha dhe xhaxhai i tij Ebu Talib e kapi sedra farefisnore Ebu Lehebin dhe donte të veprone siç veproi Ebu Talib. Me gjithë nevojën e madhe që kishte profeti sal-lAllahu alejhi ue selem në këto momente të vështira ai e tha të vërtetën dhe nuk bëri lëshime në fenë e Allahut për të ruajtur këtë përfitim që kishte prej xhaxhait të tij.
Këtë gjë e tregon ky transmetim të cilin e ka treguar Ibn Kethiri në librin e sirës ku thotë : Kur vdiq Ebu Talib dhe Hadixhja radiallahu anha brenda pese ditëve iu grumbulluan profetit sal-lAllahu ajhi ue selem dy fatkeqësi. Për këtë arsye qëndroi në shtëpi dhe dilte shumë pak. Atëherë kurejshët filluan të vepronin ato gjëra që nuk i kishin vepruar më parë. Kur e mori vesh Ebu Lehebi shkoi tek profeti sal-lAllahu alejhi ue selem dhe i tha : O Muhamed vepro atë që dëshiron të veprosh dhe atë që veproje kur ishte Ebu Talibi gjallë. Pasha Latin nuk të prek njeri deri sa të vdes. Atëherë ndodhi që Ibn Gajtalah e shau profetin sal-lAllahu alejhi ue selem dhe Ebu Lehebi e goditi. Atëherë bërtiti dhe tha : O Kurejsh ! Ebu Utbeh (Ebu Lehebi) e la fenë (e baballarëve). Erdhën kurejshët dhe qëndruan para Ebu Lehebit. U tha : Nuk e kam lënë fenë e Abdul Mut-talibit por dua të mbroj djalin e vëllait tim që të mos i bëjë njeri padrejtësi, që të kryejë atë që dëshiron. I thanë : Shumë mirë ke vepruar, kjo është mbajtje e lidhjes farefisnore. Qëndroi profeti sal-lAllahu alejhi ue selem kështu disa ditë. Askush prej kurejshëve nuk e cënonte sepse kishin frikë prej Ebu Lehebit. Shkon Ukbeh Ibn Ebi Muajt dhe Ebu Xhehl tek Ebu Lehebi dhe i thonë : A të ka treguar djali i vëllait tënd se ku e ka vendin babai yt? I tha : Ebu Lehebi : O Muhamed ku e ka vendin babai im? I tha : Me popullin e vet. Doli tek ata të dy dhe u tha : e pyeta dhe më tha : me popullin e vet. I thanë : Ai pretendon se babai yt është në zjarr. I tha Ebu Lehebi : O Muhamed , a ka hyrë Abdul Mut-talibi në zjarr ? I tha : Kush vdes siç ka vdekur ai do hyjë në zjarr. Tha Ebu Lehebi : Unë do jem gjithmonë armiku yt sepse ti pretendon se Abdul Mut-talibi është në zjarr e që atëherë u treguan edhe më të ashpër kurejshët dhe Ebu Lehebi ndaj profetit sal-lAllahu alejhi ue selem [78].
Fjala e profetit sal-lAllahu alejhi ue selem : “me popullin e tij” ishte përgjigje e saktë dhe e vërtetë por pa e treguar qartë se ku është populli i tij sepse kjo nuk ishte çështje thelbësore për momentin. E kjo është një lloj politike Islame. Por kur Ebu Lehebi donte përgjigje të caktuar ia dha atë pa bërë lëshime edhe pse e dinte rezultatin e përgjigjes.
Ngjarje të tilla nga sahabet janë të shumta. E ku janë këta që flasin fjalë apo bëjnë veprime që bien në kundërshtim të qartë me Islamin për të arritur dobi të pa arritshme në krahasim me ta. Qëllimi këtu është të tregojmë se ky argument që kanë sjellë ata nuk vlen si argument që lejohet të heshtim ndaj të kotës kur të hyjmë në këto kuvende për të arritur disa dobi e jo më që të ta themi ne të kotën. Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem nuk e pranoi këtë dobi e cila vinte nga kjo rrugë që bie në kundërshtim me ligjet e Islamit.
Gjithashtu edhe sahabet kështu kanë vepruar në kohën kur ishin të dobët. E sikur këto gjëra të lejoheshin, do lejoheshin për ata në mënyrë parësore. E përderisa ata nuk i pranuan këto mënyra kjo tregon që ato janë të ndaluara. Sahabet nuk e kundërshtuan zakonin e mbrojtes edhe pse ai vinte prej mushrikëve sepse ai ishte pjesë e moralit të lartë dhe nuk binte në kundërshtim me fenë Islame, por kur ai që merrte përsipër mbrojtjen vendoste kushte të cilat binin ndesh me fenë Islame ata e kundërshtonin këtë mbrojtje dhe largoheshin prej saj.
Ebu Bekri radiAllahu anhu u nis për emigrim për në Habesheh kur u sprovuan Muslimanët deri sa kur arriti në Berk El Gimad e takoi atë Ibn Ed-degineh i cili ishte i pari i atij vendi. I tha : Ku po shkon o Ebu Bekr ? Ia ktheu : Më nxorri populli im dhe unë dua të iki të adhuroj Allahun. I tha Ibnu Ed-degineh : O Ebu Bekr, një njeri si ti nuk nxirret dhe as nuk duhet të dalë. Ti ndihmon të varfërit, ruan lidhjet farefisnore, ndihmon në vështirësi dhe nderon mikun. Unë do të të mbroj prandaj ktheu dhe adhuro Zotin tënd në vendin tënd. U kthye Ebu Bekri me Ibn Ed-degineh dhe shkoi tek paria e Kurejshëve e u tha : Ebu Bekri është njeri që nuk nxirret dhe as nuk duhet të dalë. A po nxirrni një njeri që ndihmon të varfërit, ruan lidhjet farefisnore, ndihmon në vështirësi dhe nderon mikun! E pranuan kurejshët mbrojtjen e Ibn Ed-degines dhe i thanë : Urdhëroje Ebu Bekrin ta adhurojë Zotin e tij në shtëpinë e tij dhe të falet e të lexojë çfarë të dëshirojë por të mos na mundojë në kuvendet tona dhe as mos dalë haptazi se ne kemi frikë se do i bëjë fitne grave dhe fëmijëve tanë. Ia tha këtë gjë Ibn Ed-degineh Ebu Bekrit. Shkoi Ebu Bekri. Falej në shtëpinë e tij dhe nuk e shfaqte namazin dhe as këndimin e Kur’anit në vend tjetër veç shtëpisë së tij. Më pas Ebu Bekri e pa të arsyeshme të ndërtonte një vend falje në oborrin e shtëpisë së tij. E kështu falej dhe lexonte Kur’an në të. I vinin gratë dhe fëmijët dhe çuditeshin prej tij sepse Ebu Bekri ishte njeri që qante shumë. Nuk e mbante dot veten kur lexonte Kur’an. Kjo gjë i trembi të parët e kurejshëve. Prandaj dërguan lajm që të vinte Ibn Ed-degineh dhe kur erdhi i thanë : Ebu Bekri falej në shtëpinë e tij por më pas e tejkaloi dhe ndërtoi një vend falje në oborrin e shtëpisë dhe po falet dhe po këndon haptazi. Ne kemi frikë se do i bëjë fitne grave dhe fëmijëve tanë. Prandaj shko tek ai dhe thuaji të falet në shtëpinë e tij. Nëse ai kundërshton atëherë tërhiqe besën që ke dhënë se ne nuk duam ta thyejmë besën tënde por nuk mund ta lejojmë Ebu Bekrin të dalë haptazi. Tregon Aishja se Ibn Ed-degineh erdhi dhe i tha : Ti e di për çfarë kemi rënë dakord. Prandaj ose bëj ashtu ose ma kthe besën që të kam dhënë se unë nuk dua të dëgjojnë arabët që dikush më ka thyer në besën që i kam dhënë dikujt. I tha Ebu Bekri : Ta ktheva besën tënde dhe jam i kënaqur me mbrojtjen e Allahut [79].
Gjithashtu edhe sahabet të cilët emigruan në Habesheh dhe hynë në mbrojtjen e Nexhashit i cili ishte i krishter atëkohë, me gjithë nevojën e madhe që kishin për këtë mbrojtje, kur erdhi koha e shfaqjes së të vërtetës që ata mbartnin nuk bënë lëshime dhe as nuk thanë diçka të kotë edhe pse mund të rridhte prej atyre fjalëve që thanë përfundime të njohura.
U përpoq Amr Ibn El As në kohën kur ishte mushrik që të fuste të keqen ndëmjet mbretit dhe sahabeve. Për këtë arsye i tha : O mbret , ata thonë për Isën birin e Merjemes fjalë të rënda. Prandaj thuaju të vijnë dhe pyeti se çfarë thonë. Thotë Umu Selemeh e cila e transmeton këtë hadith : Dërgoi dikë që ti lajmëronte të vinin e ti pyeste për të. Nuk u ra muslimanëve ndonjë gjë më e rëndë se kjo. Atëherë u bashkuan sahabet dhe thanë : Çfarë do themi për Isën kur të na pyesin ? Thanë : Do themi atë që ka thënë Allahu dhe atë që na ka treguar profeti jonë sal-lAllahu aljehi ue selem dhe le të ndodhë çfarë të ndodhë. E kur hynë tek mbreti i pyeti : çfarë thoni për Isën birin e Merjemes. Tha Xha’fer Ibn Ebi Talib : Themi atë që na ka treguar profeti jonë sal-lAllahu alejhi ue selem : Isa është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. Ai është shpirti i Tij [80] dhe fjala e Tij që e ka hedhur tek Merjemja e ndershme adhuruese. I tha Nexhashi : Nuk ka asnjë dallim ndërmjet të vërtetës dhe asaj që the ti. Atëherë shfrynë murgjit kur e tha këtë fjalë . U tha : edhe po shfrytë ju (nuk shqetësohem) pasha Allahun. Ikni se jeni të sigurtë në tokën time. Ai që ju ofendon do të gjobitet – e tha dy herë këtë – . Nuk dua të mundoj asnjërin prej jush edhe sikur të më japin një mal me ar [81]




fund Exclamation
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://fejaislame.forumarabia.com
 
E VERTETA E QARTE''PJESA E TRETE''
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: libra-
Kërce tek: