feja islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullat e agjërimit 1

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

Rregullat e agjërimit 1 Empty
MesazhTitulli: Rregullat e agjërimit 1   Rregullat e agjërimit 1 Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 5:49 pm

ema e parë : Parathënie për agjërimin.

Çështja e parë : Përkufizimi i agjërimit dhe shtyllat e tij.

Përkufizimi : Agjërim ((الصيام në gjuhën arabe domethënë të ndalohesh nga diçka . Ndërsa në terminologjinë fetare domethënë : të ndalohesh nga ngrënia , pirja dhe gjëra të tjera që e prishin agjërimin nga hyrja e agimit deri në perëndim të diellit me qëllim adhurimi (për të adhuruar Allahun me këtë vepër) .

Shtyllat e tij. Nga përkufizimi kuptojmë se agjërimi përmban dy shtylla, të cilat janë :

Të largohesh nga ato gjëra që e prishin agjërimin nga hyrja e agimit deri në perëndim të diellit . Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhëruar :"Tani prekini ato dhe kërkoni atë që jua ka shkruar Allahu . Hani dhe pini deri sa të dallohet peri i bardhë nga i ziu në agim . Më pas plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje".{El Bekare 187}. Peri i bardhë dhe peri i zi nënkupton zbardhjen e ditës dhe errësirën e natës.
Nijeti që do të thotë se agjëruesi duhet të synojë me këtë agjërim adhurimin e Allahut të Madhëruar . Me anë të nijetit dallohen punët që janë adhurim nga ato të cilat nuk janë të tilla, sikurse me anë të tij dallohen adhurimet nga njëra tjetra. Kështu, agjëruesi bën nijet agjërimin e muajit të ramazanit, ose ndonjë agjërim tjetër . Argument për këtë është fjala e profetit salallahu alejhi ue selem : "Punët janë sipas qëllimit" . (Transmeton Buhariu, nr. 1 dhe Muslimi, nr. 1907).
Çështja e dytë : Gjykimi i agjërimit të Ramazanit dhe argumentimi i tij.

Allahu i Madhëruar e ka bërë detyrë agjërimin e muajit të Ramazanit dhe e ka bërë atë një nga shtyllat e Islamit . Argumente për këtë kemi ajetin që thotë :"O ju që keni besuar është bërë detyrë për ju agjërimi, siç ishte bërë për ata që ishin para jush, që të bëheni të devotshëm".El Bekare, fq. 183; dhe ajetin që thotë :"Muaji i Ramazanit në të cilin ka zbritur Kur'ani i cili është udhëzim për njerëzit dhe sqarim për udhëzimin dhe dallim (ndërmjet të vërtetës dhe të kotës). Prandaj kush e përjeton këtë muaj ta agjërojë atë. El Bekare, fq. 185.

Gjithashtu argument është hadithi që ka transmetuar Abdullah Ibën Umer radiallahu anhuma nga profeti salallahu alejhi ue selem, se ka thënë : "Është ndërtuar Islami mbi pesë (shtylla) : dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahu dhe Muhamedi është i dërguari i Tij , faljen e namazit , dhënien e zekatit , agjërimin e Ramazanit dhe kryerjen e haxhit për atë që ka mundësi . (Transmeton Buhariu, nr. 8 dhe Muslimi, nr. 16 ).

Transmeton Talha Ibën Ubejdilah se një fshatar erdhi tek profeti salallahu alejhi ue selem me flokë të çrregullta dhe tha, - O dërguari i Allahut më trego çfarë agjërimi më ka bërë detyrë Allahu. Tha :” Muajin e Ramazanit”. A kam ndonjë detyrë tjetër (në lidhje me agjërimin), - tha personi. “Jo, vetëm nëse dëshiron të bësh agjërim vullnetar ... ", - tha i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem. Transmeton Buhariu, nr. 46 dhe Muslimi, nr. 11

I gjithë umeti islam ka rënë dakort se agjërimi i Ramazanit është farz dhe një nga shtyllat e Islamit, të cilat njihen në mënyrë të domosdoshme në Islam dhe ai që i mohon ato është mosbesimtar dhe i dalë nga Islami .

Kështu u vërtetua që agjërimi i Ramazanit është farz në bazë të Kur'anit, Sunetit dhe Ixhmait(miratimit unanim) të dijetarëve dhe ai që e mohon atë është mosbesimtar.

Çështja e tretë : Llojet e agjërimit .

Agjërimi ndahet në dy lloje : detyrë dhe i pëlqyeshëm. Agjërimi i detyrueshëm përfshin :agjërimin e Ramazanit, agjërimin shpagues dhe agjërimin e premtuar (që njeriu ia bën detyrë vetes së tij) . Këtu do trajtojmë çështjet e agjërimit të Ramazanit dhe agjërimit të pëlqyeshëm ndërsa llojet e tjera kanë tema të veçanta .

Çështja e katërt : Vlera e agjërimit të Ramazanit dhe dobitë e ligjshmërisë së tij.

1. Vlera e tij. Transmetohet nga Ebu Hurejreh, radiallahu anhu, se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : "Kush e adhuron Allahun natën e Kadrit, me besim dhe duke shpresuar shpërblim, i falen gjynahet e mëparshme . E kush agjëron Ramazanin, me besim dhe duke shpresuar shpërblim, i falen atij gjynahet e mëparshme". Transmeton Buhariu, nr. 1901 dhe Muslimi, nr. 760 .

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejre se profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : "Pesë namazet , xhumaja në xhuma dhe Ramazani në Ramazan janë shlyrës të gjynaheve ndërmjet tyre, nëse njeriu i largohet gjynaheve të mëdha". Transmeton Muslimi, nr. 233.

Këto ishin disa prej argumenteve që tregojnë vlerën e agjërimit të Ramazanit megjithë se vlerat e tij janë të shumta.

2. Dobitë e ligjshmërisë së tij. Allahu e ligjëroi agjërimin, sepse në të ka dobi të shumta, siç do t’i përmendim më poshtë.

a. Pastrimi i vetes prej papastërtive dhe sjelljeve të këqija e të ulëta, pasi agjërimi i ngushton rrugët e shejtanit në trupin e njeriut.

b. Agjërimi e stërvit njeriun të largohet nga dynjaja dhe “bukuritë” e saj dhe të drejtohet nga Ahireti dhe mirësitë e tij.

c. Agjërimi nxit keqardhjen e njeriut për të varfërit dhe e bën atë të ndjejë vuajtjet e tyre, duke provuar urinë dhe etjen e këtij adhurimi.

Agjërimi është formë e përzgjedhur nga Allahu (xhel le shanuhu) për t’u afruar tek Ai; është mënyrë për të rritur devotshmërinë, e shumë dobi të tjera .

Çështja e pestë : Kushtet për të qënë detyrë agjërimi i Ramazanit.

1. Islami. Nuk është detyrë dhe as nuk i pranohet agjërimi mosbesimtarit, sepse agjërimi është adhurim dhe si i tillë nuk i pranohet mosbesimtarit dhe, kur hyn në besim, ai nuk e ka për detyrë që të kryejë ato agjërime që i kanë kaluar.

2. Pjekuria. Nuk është detyrë agjërimi për atë që nuk ka arritur moshën e pjekurisë . Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : "është ngritur lapsi për tre persona..."dhe përmendi ndërmejt tyre fëmijën deri sa të hyjë në moshën e pjekurisë. Transmeton Ahmedi, 6/100, Ebu Daudi 5/558 dhe e ka saktësuar Albani. Megjithatë agjërimi i tij është i sakte, edhe pse nuk ka hyrë në këtë moshë, nëse i dallon gjërat . Personi që e ka në përgjegjësi duhet ta urdhërojë të agjërojë që të mësohet me të .

3. Logjika . Nuk është detyrë agjërimi për të çmendurin . Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : "Ështëngritur lapsi për tre veta ", dhe përmendi ndrmejt tyre atë që është i çmendur deri sa t’i vijë logjika .

4. Shëndeti . Ai që është i sëmurë, aq sa nuk e përballon dot agjërimin, nuk e ka detyrë të agjërojë . Por nëse agjëron agjërimi i tij është i saktë. Allahu i Madhëruar, thotë : "Kush është i sëmurë ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera". El Bekare, 185. Menjëherë sapo të shërohet duhet të zëvendësojë ato ditë që ka lënë pa agjëruar.

5. Qëndrimi në vendin tënd . Ai që është në udhëtim nuk e ka për detyrë agjërimin, sepse Allahu i Madhëruar thotë : " Kush është i sëmurë ose në udhëtim të agjërojë ditë të tjera." El Bekare, 185. Por nëse agjëron agjërimi tij është i saktë dhe ka detyrë të zëvendësojë ditët që nuk i ka agjëruar gjatë udhëtimit .

6. Të mos jetë (gruaja) me menstruacione ose lehoni. Gruaja që është me menstruacione ose lehoni nuk e ka detyrë agjërimin, madje e ka të ndaluar të agjërojë . Profeti, salallahu alejhi ue selem, Ka thënë: “Kur gruaja është me menstruacione a nuk e lë namazin dhe agjërimin ?! Kjo është mangësia e fesë së saj". Transmeton Buhariu, 304. Por e ka detyrë t’i zëvendësojë. Aishja, radiallahu anha, thoshte : “Kur na ndodhte kjo gjë , urdhëroheshim që të zëvendësonim agjërimin ndërsa namazin jo”. Transmeton Muslimi, nr. 335.

Çështja e gjashtë : Si njihet hyrja e muajit të Ramazanit dhe dalja e tij.

Hyrja e muajit të Ramazanit njihet me shikimin e hënës, ose me dëshminë e atyre që e kanë parë atë . Kështu që, kur dëshmon një musliman i drejtë se ka parë hënën e Ramazanit, njihet hyrja e muajit me anë të dëshmisë së tij, sepse Allahu i Madhëruar thotë : " Kush prej jush e dëshmon muajin ta agjërojë atë."El Bekare, 185. Gjithashtu profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thënë : "Kur ta shihni atë agjëroni".Transmeton Buhariu, nr. 1900 dhe Muslimi, nr. 1080.

Gjithashtu Ibën Umer radiallahu anhuma : I tregova profetit salallahua lejhi ue selem se e pashë hënën e Ramazanit e ai agjëroi dhe urdhëroi njerëzit që të agjërojnë". Transmeton Ebu Daudi, nr. 2342 dhe Hakimi në Mustedrak, 1/423.

Nëse nuk shikohet hëna, ose nuk dëshmon asnjë musliman i drejtë për shikimin e saj duhet të plotësohet muaji i Sha'banit 30 ditë . Muaji i Ramazanit nuk njihet (ligjërisht) me forma të tjera, veç këtyre dy formave: shikimit të hënës ose plotësimin e Sha'banit 30 ditë, sepse profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë : "Agjëroni kur ta shikoni atë (d.m.th. hënën) dhe çilni kur ta shikoni e nëse ju fshihet nga retë plotësoni Sha'banin 30 ditë". Transmeton Buhariu, nr. 1909 dhe Muslimi, nr. 1081.

Dalja e muajit të Ramazanit njihet me shikimin e hënës së Sheualit kur dëshmojnë dy muslimanë të drejtë. Nëse nuk dëshmjonë dy muslimanë të drejtë duhet të plotësohen 30 ditë të Ramazanit.

Çështja e shtatë : Koha e njetit të agjërimit dhe gjykimi i tij.

Agjëruesi duhet të vendosë njetin për agjërimin, sepse ai është shtyllë siç u përmend më sipër. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Punët janë sipas qëllimit dhe çdokush do të marrë atë që pati për qëllim ".

Njeti bëhet natën, për agjërimin e detyrueshëm, si: agjërimi i Ramazanit, agjërimi shpagues (kefareti), agjërimi kaza dhe agjërimi i premtuar, qoftë edhe një minutë para agimit, sepse profeti salallahu alehji ue selem ka thënë :” Kush nuk e bën njetin për agjërim para agimit nuk ka agjërim". Transmeton Tirmidhiu, nr. 733; Nesaiu, 4/196; Ibën Maxheh, nr. 1700. Ky është teksti që ka transmetuar Nesaiu. Hadithin e ka saktësuar Albani.

Kështu që kush e bën njetin ditën, edhe pse nuk ka ngrënë gjë, nuk i quhet agjërimi vetëm në rast se është agjërim nafile (vullnetar). Hyri profeti salallahu alejhi ue selem një ditë tek unë, - thotë Aishja radiallahu anha dhe tha : “A keni gjë për të ngrënë?” –Jo, - i thashë. –Unë, atëherë, po agjëroj sot, -tha. Transmeton Muslimi, nr. 1154. Ndërsa agjërimi i detyrueshëm nuk quhet me njetin që bëhet ditën, por duhet bërë para agimit. Mjafton një njet i vetëm në fillim të Ramazanit për gjithë muajin, por është e pëlqyeshme të rinovohet çdo ditë.

Vazhdon..................

Përgatiti një grup dijetarësh në Medinen Muneuereh pranë shtëpisë botuese të Kur'anit

Përktheu nga arabishtja: Abdurrahim Balla

www.teuhidi.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://fejaislame.forumarabia.com
 
Rregullat e agjërimit 1
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rregullat e agjërimit 2
» Rregullat e agjërimit 3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: fikh-
Kërce tek: