feja islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Imani" sipas Ehli Sun-netit dhe grupeve të humbura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

"Imani" sipas Ehli Sun-netit dhe grupeve të humbura Empty
MesazhTitulli: "Imani" sipas Ehli Sun-netit dhe grupeve të humbura   "Imani" sipas Ehli Sun-netit dhe grupeve të humbura Icon_minitimeTue Mar 22, 2011 5:33 pm

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

AKIDEJA E UASITIT

Falënderimi i takon Allahut, që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, për ta bërë atë mbizotëruese të çdo feje tjetër. Mjafton Allahu si Dëshmitar. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, të Vetmit dhe të Pashoqit, e pohoj që Ai është i Vetëm. Dëshmoj se Muhamedi (sal-Allahu alejhi ue selem) është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të, familjen dhe shokët e tij.

Atëherë, po flasim për doktrinën e Grupit të Shpëtuar, i cili është i ndihmuar deri Ditën e Kijametit, për besimet e Ehli Sunetit dhe Xhematit. Themeli i kësaj doktrine përbëhet nga besimi në Allah, melekët, librat dhe profetët e Tij, në ringjalljen pas vdekjes, si dhe në kaderin – i mirë apo i keq qoftë.

Besimi në Allahun ( ndër të tjera ) do të thotë ta besosh Atë ashtu siç e ka përshkruar Ai Vetveten në Librin e Tij dhe ashtu siç e ka përshkruar Atë profeti Muhamed (sal-Allahu alejhi ue selem) pa i dhënë këtyre përshkrimeve ndonjë devijim, formësim, përngjasim dhe pa i mohuar ato. Ata besojnë se "… asgjë nuk ka si Ai . Ai është Dëgjuesi, Shikuesi." Ata nuk e mohojnë përshkrimin që Ai i ka bërë Vetes së Tij, nuk i nxjerrin fjalët nga kuptimi i tyre i vërtetë dhe nuk i shtrembërojnë emrat dhe cilësitë e Tij. Ata nuk i konkretizojnë dhe nuk i shëmbëllejnë cilësitë e Allahut me ato të krijesave të Tij, sepse askush tjetër nuk i gëzon emrat e Tij. Allahu nuk ka të barabartë dhe është i pakrahasueshëm me krijesat e Veta, sepse Ai është Njohësi më i mirë i Vetes së Tij dhe i të tjerëve. Ai është më i Vërteti dhe fjalët e Tij janë më të mira se çdo fjalë e krijesave të Tij.

Profetët janë të sinqertë dhe të vërtetuar (nga Allahu) dhe nuk janë aspak si ata që flasin për Allahun gjëra që nuk i dinë. Prandaj Allahu thotë: "I pastër është Zoti yt, Zoti i Krenarisë, nga çfarë (mangësish) i përshkruajnë. Paqja qoftë mbi të dërguarit dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!" Kështu ai e pastroi Veten nga çfarë i mveshin kundërshtarët e profetëve dhe u dha paqen profetëve të Tij, për shkak të fjalëve të pastra e larg mangësive që thanë.

Allahu i Madhëruar ka bashkangjitur në përshkrimin që I ka bërë Vetes së Tij pohimin dhe mohimin ( pohimin e cilësive që I takojnë Atij dhe mohimin e cilësive që nuk I takojnë Atij ) . Ehli Suneti dhe Xhemati nuk devijojnë nga ajo që sollën të dërguarit, sepse ajo është Rruga e Drejtë me të cilën Allahu begatoi profetët, sidikët ( ata që kanë gradën më të lartë të besimit pas profetëve ) , dëshmorët dhe njerëzit e mirë.

Pjesë e kësaj çështjeje është përshkrimi që Ai i ka bërë Vetes në suren Ihlas, e cila është e barabartë me një të tretën e Kuranit: "Thuaj: Allahu është Një, Allahu është Samed (Ai të Cilit i drejtohet çdo krijesë). Ai nuk është i lindur dhe as nuk ka lindur ( ndokënd ), dhe askush nuk është i barabartë me Të." I tillë është përshkrimi që i ka bërë Vetes në ajetin më madhështor të Librit të Tij, ku thotë: "Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, Ai është i Gjalli, Kajumi ( Ai i Cili kujdeset për çdo krijesë ) . Atë nuk e merr gjumi dhe as përgjumja. E Tij është çka është në qiej e në tokë. Kush ndërmjetëson tek Ai pa lejen e Tij?! Ai di të shkuarën dhe të ardhmen. Ata nuk mund të gëzojnë asnjë thërrmijë nga dija e Tij, nëse nuk do Ai. Kursiji ( vendi mbi të cilin vendos Allahu I Madhëruar këmbët ) i Tij përfshin qiejt dhe tokën. Për Atë nuk është e vështirë kujdesi ndaj tyre. Ai është i Larti, i Madhi."

Për shkak të cilësive të mëdha që ka përfshirë ky ajet kush e lexon atë në mbrëmje I dërgon Allahu një melek që ta ruajë e të mos i afrohet shejtani deri sa të vijë agimi.

" Mbështetju të Gjallit I Cili nuk vdes "

{Argumente që flasin për dijen e Allahut }

Allahu i Madhëruar thotë:

"Ai është i Pari, i Fundit, i Dukshmi dhe i Fshehti, Ai është i ditur për çdo gjë."

"Ai është i Dituri, Njohësi i hollësive."

"Ai di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj. Ai di çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngjitet atje".

"Ai zotëron thesaret e fshehtësisë; askush tjetër nuk i di ato veç Tij. Ai njeh çfarë është në tokë ose në det. Ai e di çdo gjethe që bie , çdo farë që ndodhet në errësirat e tokës , çdo i njomë e i thatë ndodhet ( i shkruar ) në Librin e Qartë."

"Allahu di për çdo femër që është shtatzënë ose lind (çfarë ka në bark dhe kur do ta lindi)."

"… që ta dini se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me dijen e Tij Ai ka përfshirë çdo gjë."

"Allahu është Furnizuesi, i Plotfuqishmi."

" Asgjë nuk ka si Ai. Ai është Dëgjuesi Shikuesi."

"Sa e mirë është ajo çfarë ju këshillon Allahu! Allahu është Dëgjues, Shikues."

{ Argumente që tregojnë për dëshirën e Allahut }

"Nëse ti do thoshe kur të hyje në kopshtin tënd "masha'Allah, la kuuete il-la bil-lah" (Kështu deshi Allahu, çdo fuqi vjen vetëm prej Tij)…"

"Po të dëshironte Allahu, nuk do vriteshin ata që vijuan më pas (këtyre profetëve që u përmendën më sipër) mbasi u kishin ardhur argumentet e qarta, por ata ranë në kundërshti mes njëri-tjetrit: disa prej tyre besuan e disa mohuan. Sikur të dëshironte Allahu, nuk do vriteshin, por Allahu vepron çfarë të dojë."

"Juve ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë treguar më parë (në ajete të tjera), por nëse jeni në Vendet e Shenjta, nuk u lejohet gjahu. Allahu gjykon si të dëshirojë."

"Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë ia zgjeron kraharorin për (ta pranuar) Islamin, ndërsa atë që dëshiron ta humbë ia ngushton kraharorin njëlloj sikur të ngjitej në qiell."

{ Argumente që tregojnë se Allahu e ka përshkruar Veten e Tij me cilësinë e dashurisë ndaj të mirëve }

"Veproni mirë. Allahu i do mirëbërësit."

"Mbani drejtësi se Allahu i do të drejtët."

"Për sa kohë ata u përmbahen kushteve, përmbajuni edhe ju. Allahu i do të devotshmit."

"Allahu i do ata që pendohen shumë dhe ata që pastrohen."

"Thuaj nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua që edhe Allahu t’ju dojë."

"… Allahu do sjellë një popull që i do dhe e duan."

" Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të radhitur si një fortesë."

"Ai është Falësi, i Dashuri (ndaj atyre që pendohen)."

{ Argumente që tregojnë për mëshirën e Allahut }

"Me emrin e Allahut, Mëshirëgjerit, Mëshirëplotit."

"O Zoti jonë , Ti ke përfshirë çdo gjë me mëshirën dhe dijen Tënde".

" Ai është i mëshirshëm ndaj besimtarëve."

"Mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë."

"Zoti juaj ia ka bërë detyrë Vetes së Tij mëshirën."

"Ai është Falësi, Mëshiruesi."

"Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe është më Mëshiruesi."

{ Argumente që tregojnë se Allahu kënaqet , zemerohet dhe urren }

"Ai u kënaq prej tyre dhe ata u kënaqën prej Tij."

"Për atë që vret një besimtar me dashje, Xhehenemin do të ketë si shpërblim. I përjetshëm do të jetë atje. Allahu është i zemëruar prej tij dhe e ka mallkuar."

"Kjo ndodhi sepse ata ndoqën atë që zemëron Allahun dhe e urryen kënaqësinë e Tij."

"Kur na zemëruan, Ne i ndëshkuam" .

"Por Allahu e urreu daljen e tyre (për në luftë me Profetin - sal-Allahu alejhi ue selem) dhe prandaj ua bëri të vështirë daljen."

"Është shumë e urryer tek Allahu të thoni atë që nuk e veproni."

{ Argumente që tregojnë për ardhjen e Allahut të Madhëruar }

"Çfarë presin ata? T’u vijë Allahu mbi re dhe melekët Ditën e Gjykimit?!"

"Çfarë presin ata? T’u vijnë melekët, apo t’u vijë Zoti yt, apo t’u vijnë disa argumente të Zotit tend "

"…Përkundrazi, kur të shpërbëhet toka copa-copa dhe të vijë Zoti yt dhe melekët të drejtuar në rreshta…."

"Atë ditë kur të çahet qielli e të shfaqen (nga të çarat e tij) retë, do të zbresin melekët."

{ Argumente që tregojnë për fytyrën dhe duart e Allahut }

"Mbetet fytyra e Zotit tënd, Zotit të madhështisë dhe bujarisë."

"Çdo gjë tjetër veç fytyrës së Tij do shkatërrohet."

"Ç’të ndali ty t’i bësh sexhde atij që e krijova me dy duart e Mia?!"

"Çifutët thanë: 'Dora e Allahut është e mbyllur (në shenjë koprracie!).' Të mbyllura qofshin duart e tyre dhe të mallkuar janë për atë që thanë. Përkundrazi, duart Tij janë të shtrira, shpenzon (e jep) si të dëshirojë."

{ Argumente që tregojnë se Allahu ka sy }

"Duro ndaj gjykimit të Zotit tënd, se ti je nën syrin (vëzhgimin dhe kujdesjen) Tonë.

"Ne e mbartëm atë mbi dërrasa (të mbërthyera) me kunja (anije), që lundronte nën syrin (vëzhgimin dhe kujdesjen) Tonë, si shpërblim për ata që ishin mohues."

"Unë hodha (tek njerëzit) dashuri nga ana Ime për ty, që ti të rriteshe nën syrin Tim (nën kujdesin Tim)."

{ Argumente që tregojnë se Allahu dëgjon dhe shikon }

"Allahu e dëgjoi fjalën e asaj që dialogoi me ty për burrin e vet dhe u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjon bisedën tuaj. Alalhu është Dëgjues, Shikues."

"Allahu e dëgjoi fjalën e atyre që thanë: 'Allahu është i varfër e ne jemi të pasur!'"

"A mendojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë bisedat e tyre të fshehta?! Përkundrazi, të dërguarit Tanë janë tek ta dhe shkruajnë."

"Unë jam me ju të dy, dëgjoj dhe shikoj."

"A nuk e di ai se Allahu shikon?!"

"Ai i Cili të sheh ty kur ngrihesh (për t'u falur) dhe kur bie në sexhde me të tjerët. Ai është Dëgjuesi, i Dituri."

"Thuaj: Punoni! Se punën tuaj do ta shikojë Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët."

{ Argumente që tregojnë se Allahu mashtron dhe i ngre kurthe atyre që e meritojnë } .

"Ata dialogojnë rreth Allahut, por (harrojnë se) Allahu i mashtron ( ata që e meritojnë ) ."

"Ata përgatisin kurthe, por edhe Allahu përgatit kurthe. Allahu është përgatitësi më i mirë i kurtheve!"

"Ata ngritën kurth, edhe Ne ngritëm një kurth, por ata nuk e ndjenë."

"Ata bëjnë dredhi dhe Unë bëj dredhi (kundër atyre që bëjnë dredhi)."

{ Argumente që tregojnë se Allahu është Falës i gjynhaheve } .

"Nëse e shfaqni të mirën ose e fshihni, ose e falni të keqen (dijeni se) Allahu është Falës, i Plotfuqishëm."

"Le të falin! A nuk dëshironi t’ju falë Allahu ju? Allahu është Falës, Mëshirues."

{ Argumente që tregojnë se Allahu përshkruhet me cilësinë e krenarisë } .

"Krenaria i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij."

Allahu tregon fjalët e Iblisit: "Pasha krenarinë Tënde, do t’i humb të gjithë!"

"I madhëruar është emri i Zotit tënd, Zotit të madhështisë dhe bujarisë!"

{ Argumente që tregojnë se Allahu është I vetëm në emrat dhe cilësitë e Tij } .

"Adhuroje Atë dhe bëj durim në adhurimin e Tij. A di ti ndonjë që ka emër si të Tijin?"

" Me Të nuk është i barabartë askush!"

"Mos i bëni Allahut ortakë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka ortakë)!"

"Ka prej atyre njerëzve që marrin disa idhuj veç Allahut, i duan ata siç duan Allahun; ndërsa ata që kanë besuar kanë dashuri më të fortë për Allahun."

"Thuaj: Falënderimi i takon Allahut, i Cili nuk ka fëmijë e as shokë në pushtet dhe nuk ka as përkrahës me poshtërim! Madhëroje Atë!

" Çfarë është në qiej e në tokë e lavdëron Allahun (dhe e pastron nga çdo të metë)! I Tij është pushteti dhe lavdërimi (vetëm Atij i takon)! Ai për çdo gjë është i Fuqishëm!"

"I Madhëruar është Ai që i zbriti robit të Tij Furkanin (Kuranin), që të jetë paralajmërues për botërat. (I madhëruar është) Ai që ka pushtetin e qiejve dhe të tokës, që nuk ka fëmijë e as ortakë në pushtet. Ai ka krijuar çdo gjë dhe e ka caktuar."

"Allahu nuk ka pasur fëmijë dhe as nuk ka ekzistuar zot tjetër me Të, sepse po të kishte ekzistuar, çdo zot do merrte atë që kishte krijuar dhe do të përpiqeshin të mbizotëronin njëri-tjetrin. I pastër është Allahu prej asaj që i përshkruajnë! Ai është Njohësi i së fshehtës dhe i së dukshmes, Ai është larg asaj që i shoqërojnë."

"Mos i sillni Allahut shembuj! Allahu di ndërsa ju nuk dini!"

"Thuaj: Zoti im ka bërë haram vetëm imoralitetin e fshehtë e të dukshëm, gjynahun, padrejtësinë, të bërit shok Atij pa pasur argument dhe të flasim për Të atë që nuk e dimë."



Shkroi: Shejhu i Islamit Ahned Ibni Tejmijje

Përktheu: Abdurrahim Balla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://fejaislame.forumarabia.com
 
"Imani" sipas Ehli Sun-netit dhe grupeve të humbura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Feja është këshillë" - Dr. Zekerija Bajrami
» cfare eshte imani-besimi?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: akideja-
Kërce tek: