feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 akideja islame

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

MesazhTitulli: akideja islame   Tue Mar 22, 2011 10:51 pm

Besimi i saktë Islam


Këtu do të paraqitet shkurtimisht përmbajta e besimit të saktë, sepse kjo është feja e të gjithë pejgamberëve edhe pse ligjet e tyre ishin të ndryshme. Po ashtu do të sqarohet përsosmëria e Sheriatit (legjislacionit) të Muhamedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe toleranca e tij dhe se ky është vula e ligjeve dhe revelatave (Shpalljeve).

Akideja (besimi) është ajo që njeriu beson dhe e konsideron si fe, qoftë e mirë apo e keqe, qoftë rregullim apo shkatërrim. Ajo që kërkohet është besimi i saktë dhe ato gjëra që i janë obliguar robit, sepse në botë ekzistojnë ideologji të shumta, që me përjashtim të njërës prej tyre të tjerat janë të kota. Ai është besimi me të cilin erdhi libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij – Paqja, shpëtimi dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të -. Ai është besimi islam, i cili është i pastër dhe i kulluar nga ndotja e shirkut, bidateve dhe kundërshtimeve. Ky pra është besimi me të cilin erdhi libri i Allahut, po ashtu për këtë argumenton Sunneti i të dërguarit të Allahut – Paqja, shpëtimi dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të -, ky është Islami.

Allahu i Lartësuar thotë:
“Padyshim se feja (e vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.” [Al-Imran. 19]

Në një ajet tjetër Allahu i Lartësuar thotë:
“Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe.” [Al-Maideh. 3]

Pra Islami është feja e Allahut dhe nuk pranohet prej askujt tjetër fe veç saj.

Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në Botën e Pastajme do të jetë prej të humburve.” [Al-Imran. 85]

Islami është feja e të gjithë pejgamberëve, është feja e babait tonë Ademit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe është feja e pejgamberëve pas tij si: Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, Daudit, Sulejmanit, Is’hakut, Jakubit dhe Jusufit. Gjithashtu është edhe feja e pejgamberëve të tjerë -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi to-. Ajo është feja e pejgamberit tonë, Muhamedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- të cilin Allahu e dërgoi për gjithë njerëzimin. Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- thotë: “Pejgamberët janë vëllezër, bijtë e një burri me gra të ndryshme dhe feja e tyre është një” (Tra. Buhariu dhe Muslimi). Në një transmetim tjetër të hadithit thuhet: “Janë djemtë e një burri me gra të ndryshme.”

Kuptimi i këtij hadithi është se: Feja e pejgamberëve është një e vetme, është njësimi i Allahut (në adhurim) dhe besimi se Ai është padyshim Zoti i botëve dhe krijuesi i gjithçkaje, i dijshëm për çdo gjë. Gjithashtu është besimi në Botën e Pastajme, ringjalljen, tubimin, xhennetin, zjarrin, peshoren dhe në çështjet e tjera që i përkasin Botës së Pastajme, kurse përsa i përket ligjeve (të pejgamberëve) ato janë të ndryshme. Ky është dhe kuptimi i fjalës: “Janë djemtë e një burri me gra të ndryshme.” Ai e përdori këtë në kuptim figurativ duke pasur për qëllim ligjet.

Allahu i Lartësuar thotë:
“Për secilin prej jush Ne kemi përshkruar një ligj dhe një rrugë të qartë.” [el-Maideh 48]

Janë vëllezër të një babai. Babai i tyre është një dhe nënat e tyre janë të ndryshme. Kështu pra janë pejgamberët; feja e tyre është një e vetme: Njësimi i Allahut dhe përkushtimi i fesë vetëm për Atë. Domethënia e fjalës: ”La ilahe il-la Allah” (Nuk ka të adhuruar tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut) është: Veçimi i Allahut në adhurim dhe besimi në Allahun, melaiket (engjëjt), librat dhe të dërguarit e Tij, besimi në Ditën e Fundit (Kjametit), besimi në paracaktimin e Allahut, qoftë ai i mirë apo i keq, dhe besimi në çështjet e tjera si: ringjallja, tubimi, xhenneti, zjarri, peshorja, llogaria, sirati (ura e varur mbi xhehnem) dhe të tjerat.

Kështu pra, feja e pejgamberëve është një. Që të gjithë ata erdhën me këtë çështje -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, porse ligjet e tyre ishin të ndryshme, ashtu siç janë djemtë me nëna të ndryshme (kur babai i tyre është një). P.sh.: ligji i Teuratit përmban atë që nuk ndodhet në ligjin e Inxhilit dhe në ligjet që ishin para tij. Ka patur gjëra që nuk ndodhen në të. Po ashtu edhe Sheriati i pejgamberit tonë Muhammedit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- përmban gjëra që nuk ndodhen në Teurat e Inxhil.

Allahu i Lartësuar i ka lehtësuar dhe toleruar shumë gjëra këtij popullim, siç thotë në një ajet:
“Ai (pejgamberi) i çliron ata nga barrët e rënda dhe nga prangat që qenë mbi ta.” [el-A'raf. 157]

Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- thotë: “Unë jam dërguar me fenë e drejtë, të saktë dhe tolerante.”

Pra Allahu e dërgoi me ligjin tolerant në të cilin nuk ekzistojnë barrët e rënda, nuk përmban barrët e rënda (që ishin tek popujt e mëparshëm) dhe as mundim në fe. Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe nuk ka vënë për ju ndonjë mundim në fe.” [Haxh. 78]

Pasuesit e ligjeve të mëparshme, që ishin para ligjit të pejgamberit tonë -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, nuk merrnin tejemum në mos ekzistencën e ujit por i vononin faljet (namazet) dhe i bashkonin derisa të gjenin ujë, dhe më pas merrnin abdes dhe faleshin. Kurse në ligjin e Muhamedit u lejua tejemumi. Nëse dikush nuk gjen ujë ose nuk mundet ta përdori atë, ai merr tejemum me dhé dhe falet. Ka dhe shumë shembuj të tjerë që argumentojnë për lehtësimin dhe tolerancën.

Në kohët e para, çdo pejgamber dërgohej vetëm tek populli i tij, ndërsa pejgamberi Muhamed -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- u dërgua tek të gjithë njerëzit pa përjashtim. Tek xhindët dhe njerëzit, arabët dhe të huajt, dhe e bëri vulën (i dërguari i fundit) e pejgamberëve.

Ata që ishin para nesh nuk faleshin veçse në kishat, xhamitë, dhe faltoret e tyre. Ndërsa në këtë sheriat të Muhamedit, ti mund të falesh kudo që të jesh. Në çdo tokë që të kapë namazi, ti mund të falesh. Në çdo tokë, qoftë në shkretëtirë apo në toka të braktisura dhe të papunuara. Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- thotë në lidhje me këtë pikë: ”Mua më është bërë toka xhami (vend për t’u falur) e pastër dhe pastruese” (Tra.buhariu dhe Muslimi).

Sheriati Islam me të cilin erdhi pejgamberi jonë është një sheriat mjaft i gjerë dhe i lehtë. Në të nuk ekziston mundi, barrët e rrënda dhe prangat (që ishin vënë mbi ata që ishin para nesh). Prej këtyre lehtësimeve është edhe fakti që i sëmuri nuk është i detyruar që të agjërojë. Ai ka mundësi që të mos agjërojë (kur është agjërimi obligim për të) dhe ta plotësojë agjërimin (pasi të shërohet).

Gjithashtu udhëtari e shkurton namazin dhe mund të mos agjërojë e ta plotësojë më pas agjërimin. Për këtë Allahu i Lartësuar thotë:
“Kushdo që është i sëmurë apo në udhëtim, i njëjti numër (i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet) nga ditët e tjera (të pastajme).” [el-Bekare. 185].

Po ashtu ai që falet, nëse është i pafuqishëm që të qëndrojë në këmbë mund të falet ulur. Nëse nuk ka mundësi të qëndrojë ulur mund të falet në krahun e tij dhe nëse nuk ka mundësi të qëndrojë në krahun e tij mund të falet shtrirë. Për këtë që përmendëm ka argumente autentike prej Sunnetit të të Dërguarit të Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-. Kur njeriu nuk gjen ushqim sa për të mbajtur shpirtin gjallë prej ushqimeve të lejuara, atëherë i lejohet atij që të hajë prej të ngordhurës, etj.: Aq sa të mbajë shpirtin e tij gjallë.

Akideja islame është veçimi i Allahut në adhurim, përkushtimi i fesë vetëm për Atë, të Lartësuarin, besimi në Të, të dërguarin e Tij, librin e Tij, melaiket e Tij, Ditën e Fundit, ringjalljen, tubimin, xhennetin, zjarrin dhe gjërat e tjera që ndodhen në Botën e Pastajme. Po ashtu besimi në caktimin e Allahut, i mirë qoftë apo i keq. Besimi se Allahu i Lartësuar i ka caktuar gjërat, i ka ditur ato, i ka përfshirë dhe i ka shkruar ato.

Prej shtyllave të Islamit është: namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi.

Prej detyrave të Islamit dhe obligimeve të tij është xhihadi (lufta) në rrugë të Allahut, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, respektimi i prindërve, lidhja farefisnore, thënia e të vërtetës, mbajtja e amanetit dhe të tjera përveç këtyre.

Islami është dorëzimi ndaj Allahut, bindja dhe nënshtrimi ndaj Tij, (I Lartësuar është Ai) me njësimin e Tij dhe përkushtimi i plotë ndaj Tij. Po ashtu është kryerja e vazhdueshme e urdhërave të Tij dhe urdhërave të të dërguarrit të Tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, prandaj është quajtur edhe Islam (dorëzim), sepse muslimani ia dorëzon çështjen e tij Allahut, e njëson të Lartësuarin, adhuron vetëm Atë duke mos i shoqëruar Atij askënd, i bindet me nënshtrim urdhërave të Tij dhe i largohet të ndaluarave të Tij, dhe qëndron tek kufijtë e Tij. Ky është Islami. Islami ka pesë shtylla:

1- Dëshmia se nuk ka Zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut.

2- Falja e namazit.

3- Dhënia e zekatit.

4- Agjërimi i Ramazanit.

5- Haxhi (që kryhet) në shtëpinë e Allahut për atë që ka mundësi ta kryejë atë.

Kuptimi i dy dëshmive është: Njësimi i Allahut e përkushtimi ndaj Tij me sinqeritet dhe të besuarit se Muhamedi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- është i dërguari i Tij. Këto dy dëshmi janë baza dhe themeli i fesë. Nuk ka të adhuruar që e meriton adhurimin përveç Allahut, Një të Vetëm. Ky pra është kuptimi i fjalës La ilahe il-la Allah (nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër përveç Allahut), ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet:
“Kjo ngaqë Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi (Zoti i Vërtetë që s’ka shok e të barabartë me Të) dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij, është e rremë dhe e kotë.” [el-Haxh. 62]

Ndërsa dëshmia “Muhamedi është i dërguari i Allahut” do të thotë: Të dëshmosh me siguri të plotë dhe dituri se Muhamedi, biri i Abdullahit, biri i Abdulmutalibit, Hashimiu, mekasi dhe më pas medinasi është me të vërtetë i dërguari i Allahut dhe është më i nderuari i robëve të Allahut. Të afërmit e tij dhe familja e tij janë më të mirët e popullit Arab pa përjashtim. Pra, ai është i zgjedhuri i të zgjedhurve -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe mbi familjen e tij. Ai është zotëria i bijve të Ademit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-.

Detyra jote është që të besosh se Allahu e dërgoi atë për të gjithë njerëzimin, tek xhindët dhe njerëzit, tek meshkujt dhe femrat, tek arabët dhe të huajt, tek të pasurit dhe të varfërit, tek banorët e qytetit dhe të stepave, pra tek të gjithë. Ai është i dërguari i Allahut tek të gjithë dhe ai që e pason atë ka siguruar xhennetin, ndërsa ai që e kundërshton urdhërin e tij ka siguruar zjarrin.

Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- thotë: “I gjithë populli im do të hyjë në xhennet përveç atij që refuzon.” I thanë: O i dërguari i Allahut! Kush është ai që refuzon?! Ai tha: “Kush më bindet mua do të hyjë në xhennet dhe kush më kundërshton me padyshim që ka refuzuar” (Transmenton Buhariu në Sahihun e tij).

Tërësia përbërëse e kësaj akideje madhështore islame është: Njësimi i Allahut dhe përkushtimi me sinqeritet ndaj Tij, besimi në të dërguarin e Tij Muhamedin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, se ai me të vërtetë është i dërguari i Allahut. Gjithashtu përbëhet nga besimi në të gjithë të dërguarit, besimi në obligimin e namazit, zekatit, agjërimit dhe haxhit. Po ashtu nga besimi në Allah, melaiket e Tij, të dërguarit e Tij, caktimi i Tij, qoftë i mirë apo i keq, dhe besimi në çdo gjë që ka njoftuar Allahu dhe i dërguari i Tij.




Burimi:
www.Udha e Besimtareve.com Idea
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://fejaislame.forumarabia.com
 
akideja islame
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: akideja-
Kërce tek: