feja islame

Eselamu alejkum. Vellezer muslimane! ne kete forum do te gjeni shum materiale te fese islame.... allahu ju shperblefte!
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A mund të japim me qera një dyqan që është brenda territorit te xhamise?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 95
Join date : 22/03/2011

MesazhTitulli: A mund të japim me qera një dyqan që është brenda territorit te xhamise?   Tue Mar 22, 2011 5:53 pm

Me emrin e Allahut Mëshirëgjerit Mëshirëplotit

Pyetje : Selamu alejkum 1. Kemi një dyqan, pronë të xhamisë, në territorin e xhamisë. A mundemi ta japim me qera pasi ndjejmë vështirësi ekonomike në institucionin tonë. Lekët e qerasë do ti përdorim në të mirë të punëve të Islamit dhe ndihmë për muslimanët. Dyqani do të bëhet berberhane 2. A mund të nisemi nga rregulli ndërmjet dy të këqijave zgjedhim të keqen më të vogël. 3. Po nëse këtë gjë e miraton një imam xhamie dhe e jep këtë dyqan me qera për berber ?

Përgjigje : Falenderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe salavatet japë për profetin tonë, për familjen e tij, për shokët e tij dhe për çdo kënd që ndjek udhëzimin e tij deri Ditën e Gjykimit.

Ky veprim për të cilin pyet o vëlla i nderuar është haram në Islam për dy arsye.

1. Tregëtia në territorin ose oborrin e xhamisë është e ndaluar sepse territori i xhamisë ose oborri i xhamisë janë pjesë e xhamisë dhe në xhami ësstë e ndaluar të bëhet tregëti.

Argument për këtë është hadithi që vijon. Transmeton Ebu Hurejre radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush dëgjon një njeri duke thirrur: “Kush e ka gjetuar atë që më ka humbur” [1], Thuajini : Allahu mos ta ktheftë atë që të ka humbur sepse xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë punë” [2].

Ndërsa Tirmidhiu e ka transmetuar këtë hadith nga Ebu Hurejre radi Allahu anhu nga profeti sal-l Allahu alejhi ue selem me këtë tekst që vijon : “Nëse shikoni dikë duke shitur ose blerë në xhami thuajini : “Mos të dhëntë Allahu fitim prej tregësitë tënde” dhe nëse shikoni dikë duke thërritur : Kush e ka gjetur atë që më ka humbur thuajini : “Allahu mos ta ktheftë atë që të ka humbur”” [3].

Komisionit të përhershëm i është drejtuar kjo pyetje : A lejohet shitja e librave ose e mishit në xhami? Përgjigje : “Nuk lejohet shitja dhe as blerja në xhami sepse ka transmetuar Tirmidhiu nga Ebu Hurejreh… (treguan këtë hadith)”. [Abdul Aziz Ibn Baz, Abdu Er-razak El Afifi][4].

Tregëtia është shumë lloje e një prej llojeve të tregëtisë është edhe forma e dhënies së një ambjenti me qera kundrejt një shume të caktuar parash. Për këtë arsye ajo hyn tek ndalesa që është përmendur në hadith sepse xhamitë nuk janë vend tregëtie. Ato janë vende adhurimi. Edhe sikur këto para të shkojnë për nevojat e xhamisë kjo nuk lejohet sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem nuk ka përjashtuar këtu asnjë rast por ka thënë : “Nëse shikoni dikë duke shitur ose blerë në xhami thuajini …” e nuk ka thënë : "Nëse ai shet për interes të xhamisë lejohet e përndryshe nuk lejohet …!!!

2. Dhënia e një ambjenti me qera për ta bërë berberhane nuk lejohet edhe sikur të jetë jashtë territorit të xhamisë e jo më kur është brenda territorit të xhamisë. Në këtë rast gjynahu është i dyfishuar.

Arsyeja është sepse puna kryesore që bën berberi është rruajtja e mjekrave gjë e cila është haram në Islam tek të gjithë dijetarët e Islamit. Argumentet për këtë janë shumë të qarta.

Argumentet të cilat tregojnë se është detyrë për burrat lëshimi i mjekrës dhe mos prekja e saj janë të shumëta. Prej tyre kemi hadithin e Ibn Umerit radi Allahu anhu se profeti sal-l Alahu alejhi ue sel-lem : "Ka urdhëruar për shkurtimin e shumtë të mustaqeve dhe për shumimin e mjekrës" [5].

Gjithashtu transmeton Ebu Hurejre radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Pritini mustaqet, lëshojini mjekrat e kundërshtojini mexhusët" [6].

Këto janë urdhëra të qarta prej profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe zbatimi i urdhërit të tij është farz në fenë Islame.

Gjithashtu nuk është transmetuar në asnjë hadith të saktë se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e shkurtonte mjekrën e tij. Përkundrazi është treguar që profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem kishte mjekër të madhe.

Ibn Uthejminit i është drejtuar kjo pyetje : Ju lutemi të na sqaroni çfarë gjykimi ka rruatja e mjekrës ose shkurtimi i saj dhe ku janë kufijtë e mjekrës sipas Sheriatit?

Përgjigje : Rruajtja e mjekrës është haram sepse është në kundërshtim me urdhërat e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Shumojini mjekrat dhe shkurtojini mustaqet". Gjithashtu nuk lejohet sepse është në kundërshtim me zakonin e të gjithë profetëve dhe në përputhje me zakonin e mexhusëve. Kufijtë i mjekrës janë, qimet e fytyrës, dy anëve të nofullës dhe dy faqeve, d.m.th çfarë ndodhet mbi dy faqet dhe tek anët e nofullave dhe vet nofullës së poshte quhet mjekër. Gjithashtu nuk lejohet të marrësh prej saj asgjë sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : "Shumojini mjekrat", "Lëshojini mjekrat", "Shtojini mjekrat" dhe "Plotësojini mjekrat". Këto hadithe tregojnë se nuk lejohet të marrësh gjë prej saj por gjynahet nuk janë në një gradë. Prandaj rruatja është më e rëndë se shkurtimi" [7].

Abdul Aziz Ibn Bazi ka thënë : "Ka thënë dijetari i njohur dhe i madh Muhamed Ibn Hazm : Kanë rënë dakord dijetarët se shkurtimi i mustaqeve dhe shumimi i mjekrës është farz" [8].

Gjithashtu ka thënë Ali El Mahfudh i cili ka qënë një nga dijetarët e mëdhenj të Ez'herit : "Kanë rënë dakord të katër medhhebet që lëshimi i mjekrës është vaxhib dhe rruajtja e saj është haram" [9].

Përderisa ky është gjykimi i mjekrës në Islam atëherë ndihmesa në kryerjen e këtij gjynahu është haram gjithashtu. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ndihmohuni në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos u ndihmoni në gjynahe dhe armiqësi”.

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka mallkuar tek alkooli jo vetem atë që e pi port ë gjithë ata që e ndihmojnë atë gjithashtu në hadithin që thotë : Transmetohet nga Enes Ibn Malik radi Allahu anhu se Profeti sal-l Allahu alejhi ue selem ka mallkuar tek alkooli dhjetë veta : “Atë që e shtrydh, atë që e kërkon ti shtrydhet, atë që e pi, atë që e mbart, atë që e kërkon ti mbartet, atë që ua jep për të pirë (u mbush gotat), atë që e shet, atë që ha pasurinë e fituar nga alkooli, atë që e blen dhe atë kërkon ti blihet” [10].

Gjithë këta njerëz u mallkuan sepse ata ndihmuan në këtë gjynah. E njëjta gjë është edhe këtu. Ai që rruan mjekrat e njerëzve ai ka rënë në haram në formë të drejtëpërdrejtë duke u rruajtur mjekrat njerëzve sepse po kundrështon urdhërin e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ndërsa ai që ia jep këtij dyqanin me qera e ka ndihmuar atë për këtë gjynah. Kështu që ata që të dy janë ortakë në këtë gjynah dhe çdo fitim që del prej këtu është fitim haram.

Madje çështja është shkon edhe më larg se kaq. Në Islam nuk është ndaluar vetëm ndihmesa në harame por është ndaluar edhe pjesëmarrja në vendin ku bëhet harami pa e kundërshtuar atë ose pa u larguar që atje. Gjë që tregon se ndihmesa në gjynah është akoma edhe më e rëndë.

Ka thënë Ibn Tejmija : “Nuk i lejohet askujt që të marrë pjesë në mexhliset ku bëhen gjynahe me dëshirë dhe pa domosdoshmëri [11]. Profeti sal-l Allahu alejhi ue selem ka thënë : “Kush beson Allahun dhe ditën e Fundit të mos rrijë në një tavolinë ku pihet alkool” [12]. Çuan tek Umer Ibn Abdul Azizi disa njerëz që kishin pirë alkool. Urdhëroi që të ndëshkoheshin të gjithë. I thanë : Ndër ta është një person që (nuk ka pirë sepse) po agjëron. Tha : Me të filloni. A nuk e keni dëgjuar se çfarë thotë Allahu në Kur’an : “(Allahu) ju ka zbritur juve në libër (urdhër) nëse dëgjoni që njerëzit mohojnë dhe tallen me ajetet e Allahut mos qëndroni me ta deri sa të ndryshojnë bisedë sepse përndryshe ju jeni si ata” [En-nisa 140]. Kështu e sqaroi Umer Ibn Abdul Azizi se ai që merr pjesë në gjynah është njësoj si ai që e ka vepruar atë. Prandaj kanë thënë dijetarët : Nëse dikush ftohet në një darkë në të cilën ka gjynahe si alkooli ose muzika nuk lejohet të marrë pjesë sepse Allahu na ka urdhëruar ta kundërshtojmë të keqen në bazë të mundësisë. Kështu që ai që merr pjesë në këtë të keqe me dëshirë dhe nuk e kundërshton atë ka thyer urdhërin e Allahut dhe të dërguarit të Tij sepse ka lënë pa zbatuar urdhërin që i ka dhënë (Allahu). Kështu që ai që merr pjesë në mexhlisin e akloolit me dëshirë dhe pa domosdoshmëri dhe as nuk e kundërshton atë (mëkat) siç ka urdhëruar Allahu, ai është ortak me ata fasikë në mëkatin e tyre prandaj u bashkangjitet atyre (në gjykim)” [13].

Kur ky është gjykimi i atij që merr pjesë në vendin ku është duke u bërë gjynahu, po ai që ndihmon në kryerjen e këtij gjynahu ?! Patjetër që gjynahu i tij është më i rëndë. E sidomos kur ky gjynah bëhet në territorin e xhamisë të cilit i bashkangjitet edhe gjynahu tjetër që është shit-blerja në xhami. Errësira njëra mbi tjetër… Allahu na ruajt.

Rregulli që thotë : "Ndërmjet dy të këqijave zgjedhim atë që është më e vogël" është keq përdorur shumë nga ana e shumë njerëzve. Ky rregull nuk është as ajet Kur'ani dhe as hadith profetik. Prandaj nuk lejohet që të përdoret një rregull të cilin e kanë vendosur dijetarët për të kuptuar argumentet e Kur'anit dhe Sun-netit për të shkelur urdhërat e Kur'anit dhe Sun-netit. Kjo nuk lejohet, madje kjo është një prej hileve të iblisit me të cilën ka mashtruar shumë njerëz. Detyra jonë është që ne ti kuptojmë rregullat që kanë vendosur dijetarët në përputhje me atë që ka urdhëruar Islami e jo t'i përdorim ato për të justifikuar gjynahet tona e për të shkeluar aty ku ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Ky rregull flet për rastet e domosdoshmërisë në të cilat cënohet jeta e njeriut ose nder i tij ose pasuria e tij e dijetarët kanë vendosur për domosdoshmërinë disa kushte, mund ti shohësh ato tek libri "E Vërteta e Qartë". Atje i kam sqaruar ato dhe kam folur më gjerë rreth këtij rregulli dhe keqpërdorimit të tij.

Nuk i takon imamit të xhamisë të miratojë diçka që e ka ndaluar Allahu sepse Allahu ia ka dhënë këtë post për të zbatuar ligjet e Tij e jo për ti kundërshtuar ato. Nese ai e ka bere nje kontrante te tille ajo quhet e pavlefshme nga ana Islame sepse ajo bie ndesh me ligjet e Islamit. E sqarimi ketij detaji dhe argumenteve per te nuk e ka vendin ketu. Detyra e imamit eshte tu mesoje njerezve dijen e dobishme dhe ta zbatoje ate ai vet i pari qe te behet shembull i mire per njerezit. Perndryshe nese ai do ftoje ne harame dhe do ti praktikoje vet ato ai do behet shembull i keq per njerezit dhe do behet ndihmese per largimin e njerezve nga feja dashje pa dashje. Allahu na ruajt nga cdo e keqe dhe na befte shembuj te mire per njerezit. Amin Allahu e di me mire.

Shkruajti : Abdurrahim Balla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://fejaislame.forumarabia.com
 
A mund të japim me qera një dyqan që është brenda territorit te xhamise?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
feja islame :: Your first category :: pyetje-pergjigje-
Kërce tek: